Procedura e Azilit
Duke aplikuar për azil në Belgjikë, ju po kërkoni të qëndroni në territorin belg, sepse jeta juaj është e kërcënuar në vendin tuaj të origjinës.
Cilat janë hapat kryesorë të procedurës së azilit?
Në qendër, ju e dërgoni kërkesën tuaj te Zyra e Emigracionit. Zyra e Emigracionit do të kontrollojë nëse Belgjika është vendi kompetent për të shqyrtuar kërkesën tuaj.
Kërkesa juaj i përcillet pastaj Komisionerit të Përgjithshëm për Refugjatët dhe Personat pa Shtetësi (CGVS/CGRA),një organizatë e pavarur që do t'ju intervistojë dhe marrë një vendim.
Nëse nuk pajtoheni me vendimin e CGVS/CGRA, ju mund të apeloni kundër tij në Këshillin për Zgjidhjen e Çështjeve Gjyqësore për të Huajt (RvV/CCE).