Shqyrtimi i aplikimit tuaj
Pas intervistes, CGVS/CGRA do të kontrollojë informacionin dhe dokumentet që keni dhënë. CGVS/CGRA pastaj do të marrë një vendim për kërkesën tuaj për mbrojtje.
Zyrtari i CGVS/CGRA do të kontrollojë nëse:
- ajo që keni thënë gjatë intervistës personale është e saktë dhe e besueshme
- ju i përmbushni kriteret për statusin e refugjatit ose mbrojtje shtese
Zyrtarët e CGVS/CGRA që shqyrtojnë kërkesën tuaj janë specialistë në ceshtjet e azilit. Ata e dinë shumë mirë situatën në vendin tuaj të origjinës. Ata marrin shumë informacione për situatën politike, të drejtat e njeriut dhe sigurinë në vendin tuaj.
Sa kohë duhet të presë për një vendim të CGVS/CGRA?
CGVS/CGRA shqyrton kërkesën tuaj për azil në detaje. CGVS/CGRA përpiqet të marrë një vendim sa më shpejt që është e mundur, pra në më pak se 6 muaj. Në disa raste, vendimi mund të bëhet shumë më i shpejtë (në më pak se 15 ditë).
Ndonjëherë, analizimi i aplikimit tuaj kërkon shumë kohë. CGVS/CGRA ka një maksimum prej 21 muajsh për të vendosur.
Çfarë vendimi mund të marr?
CGVS/CGRA mund të marrë një vendim pozitiv ose negativ:
- Vendim pozitiv: ju merrni mbrojtje nga Belgjika (Status refugjatit ose mbrojtje shtese)
- Vendimi negativ: ju nuk merrni mbrojtje nga Belgjika
Nëse merrni një vendim negativ, ju mund të dorëzoni një apelim kunder ketij vendimi.