Takimi juaj në Zyrën e Emigracionit

Zyra e Emigracionit ju fton (nganjëherë disa herë) për t'ju bërë pyetje.

Per cfarë do të pyeteni gjatë intervistës?

Intervista me Zyrën e Emigracionit nuk zgjat shumë. Ju duhet të shpjegoni arsyet pse po bëni kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare në Belgjikë.

Një zyrtar në Zyrën e Emigracionit do t'ju bëjë pyetje dhe do t'i shkruajë përgjigjet tuaja në një dokument. Ju jeni ndihmuar nga një përkthyes, kështu që ju i kuptoni pyetjet e bëra. Në fund, zyrtari i Zyrës së Emigracionit ri-lexon dokumentin dhe ju kërkon të nënshkruani atë për të konkluduar marrëveshjen tuaj. Ju merrni një kopje të dokumentit.

Çfarë ndodh pas intervistës?

Zyra e Emigracionit do të kontrollojë nëse Belgjika është përgjegjëse për përpunimin e kërkesës suaj për mbrojtje ndërkombëtare. Nëse Belgjika është përgjegjëse, Zyra e Emigracionit ia përcjell çështjen tuaj CGVS/CGRA. CGVS/CGRA do t'ju ftojë më vonë për një intervistë të gjatë.

Nëse shenjat e gishtërinjve tuaj i njeh sistemi, kjo do të thotë se jeni regjistruar në një shtet tjetër europian para se të vini në Belgjikë. Nëse është kështu, mund të dërgoheni në këtë vend. Ky vendim varet nga rregullat e BE (rregullorja e Dublinit).