Intervista juaj personale në CGVS/CGRA

Gjatë intervistës personale ju do të shpjegoni se pse jeni larguar nga vendi juaj i origjinës dhe pse nuk mund ose nuk dëshironi të ktheheni.

Intervista në CGVS/CGRA

Intervista në CGRS (CGRA/CGVS) është një fazë shumë e rëndësishme në procedurën tuaj për mbrojtje ndërkombëtareOficeri i mbrojtjes do t’ju bëjë shumë pyetje se kush jeni, nga vini, pse jeni larguar nga vendi juaj dhe pse nuk mund të ktheheni. 

Si të përgatiteni mirë për këtë intervistë?

  • Përgatituni për intervistën së bashku me avokatin tuaj.
  • Përgatituni mendërisht. 
  • Mblidhni dokumente dhe prova.
  • Tregoni historinë tuaj. Intervista është krejtësisht konfidenciale.
  • Intervista do të zgjasë 3 deri 4 orë, por mund të jetë më e gjatë ose më e shkurtër.

Ju do të gjeni informacion të detajuar në uebsajtin www.asyluminbelgium.be te “intervista e dytë”.

Një përkthyes

Nëse keni thënë gjatë intervistës suaj të parë në Zyrën e Emigracionit se ju nevojitet një përkthyes, në intervistën në CGRS do të marrë pjesë një përkthyes. Përkthyesi do të përkthejë fjalë për fjalë çdo gjë që thuhet gjatë intervistës. Përkthyesi nuk mund t’i tregojë askujt se çfarë keni thënë gjatë intervistës. Përkthyesi nuk ka asnjë ndikim në vendim.

Kopja e intervistës

Ju mund të kërkoni për një kopje me shkrim të intervistës (në holandisht ose frëngjisht). Ju mund ta rishikoni atë me ndihmën e avokatit tuaj dhe/ose një përkthyesi dhe të bëni korrigjime ose shtesa.

Shikoni videonwww.asyluminbelgium.be për të parë se si zhvillohet intervista.