Si të aplikoni për azil në Belgjikë?

Nëse dëshironi të aplikoni për azil, hapi i parë është të regjistroni aplikimin tuaj.

qendra e mbërritjes
Qendra e mbërritjes

Ku duhet ta regjistroni aplikimin tuaj?

  • Nëse jeni në Belgjikë: në Bruksel, në qendrën e mbërritjes (jo më vonë se 8 ditë pas mbërritjes në vend)
  • Nëse jeni në kufirin belg; te policia
  • Nëse jeni të burgosur në një burg apo në një qendër paraburgimi: te drejtori i burgut ose qendrës së paraburgimit.

Nuk është e mundur të depozitohet një aplikim jashtë shtetit (për shembull në një ambasadë belge jashtë shtetit) ose me email.

Zyra e Emigrimit është organizmi qeveritar përgjegjës për regjistrimin e aplikimeve për mbrojtje ndërkombëtare.

Cilat dokumente ju nevojiten?

Çfarëdo dokumenti që vërteton identitetin tuaj. Ju duhet t'i sillni ato te Zyra e Emigrimit kur regjistroni aplikimin për mbrojtje ndërkombëtare.

Në të njëjtën kohë, ju mund të depozitoni të gjitha dokumentet relevante për të provuar që keni të drejtë për mbrojtje. Nëse nuk keni asnjë dokument, ju ende mund të aplikoni për mbrojtje ndërkombëtare.

Nisja e procedurës së azilit