Një kërkesë e mëvonshme për mbrojtje ndërkombëtare
Ju mund të bëni një kërkesë të mëvonshme për mbrojtje ndërkombëtare nëse kërkesa juaj e parë është refuzuar. Bëni një kërkesë të mëvonshme vetëm nëse keni një arsye të re ose nëse janë paraqitur fakte të reja pasi kërkesa juaj e parë është refuzuar.
Ju e regjistronikërkesën e mëvonshme pranë Zyrës së Emigracionit.
- Kërkesa e parë duhet të mbyllet përfundimisht.
- Procedura për aplikimin tuaj të mëvonshëm do të jetë në të njëjtën gjuhë si aplikimi juaj i parë.
Rregullat për kërkesën e mëvonshme janë të ndryshme se për kërkesën e parë për azil.