Udhëtimi jashtë vendit gjatë procedurës

Gjatë procedurës suaj të azilit, nuk mund të udhëtoni jashtë vendit. Pasi të keni marrë statusin e refugjatit, mund të udhëtoni përsëri, por jo në vendin tuaj të origjinës.

Udhëtimi gjatë procedurës së azilit nuk lejohet

Si nje aplikant per mbrojtje nderkombetare ju nuk mund te udhetoni jashte Belgjikes gjate procedures. Mbi te gjitha, ju nuk keni nje leje qendrimi. Çertifikata juaj e regjistrimit nuk ju jep mundësinë të udhëtoni në Evropë.

Megjithatë, ju mund të vendosni në çdo kohë për të ndaluar procedurën e azilit në mënyrë që të ktheheni në vendin tuaj të origjinës. Fedasil ju ndihmon të organizoni kthimin tuaj dhe paguan për fluturimin tuaj.

Udhëtimi si refugjat i pranuar

Nese jeni nje refugjat i pranuar ose nese keni marre mbrojtje shtese, atehere ju mund te udhetoni serish jashte.

Si nje refugjat, ju nuk mund te udhetoni ne vendin tuaj te origjines. Nëse udhëtoni në vendin tuaj të origjinës, Belgjika mund ta revokojë statusin tuaj të refugjatit. Ju do të humbni të drejtat tuaja brenda Evropës.

Cfare dokumentacioni ju nevojitet?

  • një kartë të vlefshme elektronike identiteti
  • nje dokument udhetimi per refugjatet (pasaporte blu).

Aplikimi per pasaporte blu

Ju mund të aplikoni për një pasaportë në bashkinë/komunen ose qytetin ku jeni regjistruar.

Ju keni nevojë për dokumentet e mëposhtme për të aplikuar për pasaportën tuaj:

  • kartën tuaj elektronike te identitetit
  • një foto pasaporte që plotëson kërkesat e fotografisë për pasaportat
  • dëshmi për përbërjen e familjes (kërkojeni nga komuna)

Ndonjëherë, është e nevojshme leja shtesë (një vizë) për të udhëtuar në vende të caktuara. Zbuloni nëse keni nevojë për vizë për vendin ku dëshironi të udhëtoni.

Dëshiron të kthehesh në vendin tënd të origjinës?

Shkoni ne tryezen 'per tu kthyer' te Fedasil

Ose telefononi ne numrin pa pagese 0800 32 745