Kerko
Certifikata e përbërjes familjare
Çertifikata e përbërjes familjare është një ekstrakt nga regjistri i popullsisë që liston të gjithë personat që janë pjesë e së njëjtës familje.
Sekreti profesional
Në profesione të caktuara, zbatohet sekreti profesional. Kjo do të thotë që profesionistëve të caktuar nuk u lejohet të zbulojnë atë që u është thënë në funksionet e tyre. Kjo vlen për mjekët, farmacistët dhe punëtorët socialë. Ndonjëherë sekreti profesional mund të shkelet, për shembull kur dikush është në një situatë emergjente.
Ankesat
Nje rezident mund te ngreje nje ankese nese ai nuk eshte i kënaqur me kushtet e jetesës ose shërbimet e ofruara në qendrën e pritjes. Nese ai nuk pajtohet me një sanksion ose me ndihmën mjekësore të ofruar, ai mund të apelojë dhe të parashtrojë ankesë.
Kërkesa për pagesë (requisitorium)
Nëse nuk qëndroni në qendrën e pritjes gjatë procedurës suaj të azilit, ju duhet të aplikoni në Fedasil për një detyrim pagese (requitorium) për pagesën e shpenzimeve mjekësore për vizitën tuaj tek mjeku.
Risistemimi
Nje procedurë në të cilën refugjatët përzgjedhen dhe transferohen nga një vend ku ata kanë kërkuar mbrojtje ndaj një vendi të tretë, i cili më parë ka rënë dakord t'i japë atyre të drejtën e qëndrimit të përhershëm.
Përkthimi i certifikuar
Një përkthim i certifikuar mund të jetë i nevojshëm në qoftë se është një përkthim i një dokumenti zyrtar që duhet të paraqitet në një gjykatë, një noteri ose ne qeveri. Dokumenti duhet të vuloset, të nënshkruhet dhe të ketë një deklaratë të certifikuar të saktësisë.
Koronavirusi
Koronavirusi është një sëmundje shumë e ngjashme me gripin. Ky virus shkakton shqetësime të rrugëve të frymëmarrjes, kollë dhe temperaturë. Shumica e njerëzve e marrin veten nga virusi. Për më të moshuarit dhe personat me probleme me mushkëritë, zemrën ose veshkat, virusi mund të jetë i rrezikshëm.
Ndalimi i grumbullimeve
Të gjitha grumbullimet me më shumë se 2 persona që nuk janë anëtarë të të njëjtës familje (bazë) janë të ndaluara.
Numri kombëtar
Numri kombëtar është një numër unik identifikimi (11 shifror) që u caktohet personave të regjistruar në Belgjikë. Gjithkush me dokument identiteti belg ose dokument qëndrimi belg e ka këtë numër. Numrin do ta gjeni në krye të aneksit tuaj nga Zyra e Emigracionit dhe në certifikatën tuaj të regjistrimit (karta portokalli).
Heteroseksual
Kur dikush është i tërhequr në mënyrë romantike/seksuale nga persona të seksit të kundërt. Si burrat ashtu edhe gratë mund të jenë heteroseksualë.
Udhëtimi organizohet nga Fedasil dhe nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin.
Njerëzit që kanë zgjedhur të kthehen në vendin e tyre përgatisin udhëtimin e tyre me ndihmën e Fedasilit.
Ju do të merrni një bilete treni ose autobusi per te shkuar në vendin tuaj të pritjes.
Disa azilkërkues nuk konsiderohen refugjatë, por marrin "mbrojtje plotësuese".
Si një minoren i pashoqëruar, zakonisht jeton së bashku me të rinj të tjerë në një grup të vogël ose në një qendër pritjeje. Por ndoshta mund të jetosh me një familje ose me një të njohur që tashmë jeton në Belgjikë, ose me një familje belge. Kjo quhet pritja në një familje kujdestare.
A je minoren dhe pa prindër në Belgjikë? Atëherë policia ose shërbimet e azilit do të njoftojnë Shërbimin Kujdestar. Ky shërbim do të kërkojë një kujdestar për ty.
Gjatë procedurës suaj të azilit, nuk mund të udhëtoni jashtë vendit. Pasi të keni marrë statusin e refugjatit, mund të udhëtoni përsëri, por jo në vendin tuaj të origjinës.
Të ngasesh një makinë, ju duhet të keni një patentë të vlefshme belge ose ndërkombëtare. Nëse keni marrë patentë shoferi në vendin tuaj të origjinës, ju mund të përdorni këtë licencë për të aplikuar për një patentë belg. Nëse nuk keni patentë shoferi, duhet të bëni një test ngarje.
Keni probleme me shendetin qe mund t'jua veshtiresojne intervisten? Flisni per kete me punonjesin tuaj social.
Jeni viktimë e tarfikimit të qenieve njerëzore ose kontrabandës së qenieve njerëzore? A jeni shfrytezuar nga punedhenesi juaj, jeni detyruar qe te lypni, te punoni si prostitute apo per te kryer nje akt kriminal? Atehere ju mund te merrni mbrojtje ne Belgjike nen disa kushte te caktuara.