Kerko
Shprehja gjinore
Si ndiheni dhe si e tregoni veten si person në botën e jashtme. Këtë mund ta tregoni përmes veshjeve, të folurit, modeleve të flokëve, gjesteve...
Paga bruto
Shuma e pagës përpara se të paguhen taksat për të
Kodi 207
Kodi 207 është një kod specifik nga regjistri i pritjes që tregon nëse dhe ku po qëndroni në një qendër pritjeje ose në një strehim individual nga OCMW/CPAS
LAO / BJB / BAJ
Zyra per Ndihme Ligjore.
Qendra e paraburgimit
Një qendër ku ankuesit e refuzuar dhe personat e tjerë pa dokumente janë ndaluar në pritje të dëbimit.
Komuna
Komuna, CPAS/OCMW dhe policia së bashku formojnë administratën lokale. Ju mund të shkoni në komunë për çështje administrative: regjistrimi i lindjes ose martesës, ose regjistrimi në komunë etj.
RvV/CCE
Keshilli per Zgjidhjen e Ceshtjeve Gjyqesore per te Huajt. RvV/CCE është gjykata e pavarur administrative ku mund të ushtroni ankesë kundër një vendimi të Zyrës së Emigracionit dhe CGVS/CGRA.
CPAS/OCMW
Qendra Publike për Mirëqenie Sociale. Në kushte të caktuara, një CPAS / OCMW ofron shërbime sociale për njerëzit në nevojë. Çdo komunë ose qytet në Belgjikë ka CPAS / OCMW të vet me shërbime të ndryshme.
Vendim pozitiv
Marrja e një përgjigje pozitive ndaj një kërkese për mbrojtje ndërkombëtare (aplikimi per azil). Jeni njohur dhe pranuar si refugjat ose keni marre mbrojtje shtese. Ju keni të drejtën e banimit.
Hetimi ligjor
Një hetim ligjor mbulon të gjitha hapat për të identifikuar kryerësit e një krimi dhe mbledh të gjitha provat. Një hetim ligjor udhëhiqet nga gjyqtari hetues. Pas këtij hetimi, gjykata merr një vendim për rastin.
Azilkërkuesit që marrin statusin e refugjatit mund të qëndrojnë në Belgjikë.
Zyra e Emigracionit regjistron kërkesën tuaj për mbrojtje ndërkombëtare.
Njerëzit që duan të kthehen në vendin e tyre mund të kërkojnë ndihmë nga Fedasil.
Jeni viktimë e tarfikimit të qenieve njerëzore ose kontrabandës së qenieve njerëzore? A jeni shfrytezuar nga punedhenesi juaj, jeni detyruar qe te lypni, te punoni si prostitute apo per te kryer nje akt kriminal? Atehere ju mund te merrni mbrojtje ne Belgjike nen disa kushte te caktuara.
Nëse, si azilkërkues, nuk qëndroni në një qendër pritjeje, ju përsëri mund të kërkoni ndihmë mjekësore.
Për të punuar, studiuar dhe për të krijuar kontakte me njerëzit në Belgjikë, duhet të mësoni gjuhën. Në Belgjikë, ju mund të bëni një kurs të gjuhës holandeze ose frënge, i cili është i përshtatur për folësit e sapoardhur jo-vendas.
Disa refugjatë mbërrijnë në Belgjikë nëpërmjet rivendosjes.