Kerko
Gjinia
I referohet seksit social të një personi. Si duhet të silleni si person apo çfarë presin të tjerët nga ju. Gjinia është e ndryshueshme dhe e ndryshme në kohë, hapësirë dhe kultura. Gjinia juaj nuk është diçka fikse apo e pandryshueshme. Ajo është e ndryshueshme dhe fleksibël.
Identiteti gjinor
Identiteti juaj gjinor i referohet asaj se si ndiheni brenda. Ndjenja juaj e brendshme mund të jetë mashkullore, femërore, të dyja ose asnjëra. Kur dikush ndihet mashkull dhe femër ose asnjëra, personi mund të identifikohet si jo-binar. Nëse dikush ka lindur me seksin femër ose mashkull dhe gjithashtu ndihet femër apo mashkull, ne e quajmë atë cisgender. Personat transgjinorë mendojnë se seksi me të cilin kanë lindur nuk përputhet me mënyrën se si identifikohen, sillen dhe ndjehen.
Azili
Mbrojtja nderkombetare. Mbrojtja e dhënë nga një shtet për dikë që ka lënë vendin e tij si refugjat.
Largimi
Veprimi i largimit, sidomos për të filluar një udhëtim.
Asistencë materiale
Sigurimi i ndihmës duke i dhënë gjëra të tjera përveç parave: ushqim, strehim, veshmbathje etj. Kjo është ndihma që Fedasil u ofron aplikanteve për mbrojtje ndërkombëtare kur kërkesa e tyre është duke u shqyrtuar.
Punonjesi social
Një punonjës i qendrës së pritjes ose CPAS / OCMW i cili ju jep informacion dhe ju shoqëron gjatë qëndrimit tuaj në qendrën e pritjes ose shtëpinë e CPAS / OCMW. Ju mund të pyesni punonjësit tuaj social rreth procedurës suaj, qëndrimit tuaj në Belgjikë dhe kthimin tuaj në vendin tuaj të origjinës.
Avokat
Një avokat është dikush që mund t'ju japë këshilla rreth procedurës suaj të azilit dhe procedurave të tjera ligjore. Një avokat mund t'ju përfaqësojë dhe t'ju mbrojë në gjykatë.
Avokati Pro-Bono
Një avokat që ju nuk keni për të paguar. Ju mund të merrni një avokat pro-bono nën kushte të caktuara. Aplikantët për mbrojtje ndërkombëtare kanë të drejtën e një avokati pro-bono për procedurën e tyre të azilit.
Komunitetet gjuhësore
Belgjika ka tre gjuhë zyrtare kombëtare: holandeze, frënge dhe gjermane. Belgjika është e përbërë nga 3 komunitete gjuhësore: komuniteti holandez, komuniteti frëngjishtfolës dhe komuniteti gjermanfolës.
Konventa e Gjenevës
Konventa mbi Refugjatët (1951) u nënshkrua nga 150 vende, përfshirë Belgjikën. Me nënshkrimin e konventës, këto vende u zotuan të mbrojnë të gjithë ata që nuk janë të mbrojtur në vendin e tyre. Bazuar në këtë konventë, një person mund të njihet si refugjat. Refugjatët duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme: të jenë jashtë vendit të tyre, të kenë arsye të kenë frikë nga persekutimi dhe të mos jenë në gjendje ose të gatshëm të kërkojnë mbrojtje nga vendi i tyre. Arsyeja për persekutim duhet të jetë një nga këto: raca, feja, kombësia, bindja politike ose grupi social.
Njerëzit që duan të kthehen në vendin e tyre mund të kërkojnë ndihmë nga Fedasil.
Nëse dëshironi të aplikoni për azil, hapi i parë është të regjistroni aplikimin tuaj.
Zyra e Emigracionit regjistron kërkesën tuaj për mbrojtje ndërkombëtare.
Pas regjistrimit të kërkesës suaj për mbrojtje, Zyra e Emigracionit do t’ju ftojë në zyrat e veta për ta “depozituar” zyrtarisht kërkesën tuaj.
Zyra e Emigracionit ju fton (nganjëherë disa herë) për t'ju bërë pyetje.
Fëmijët mund të ndjekin mësimet fetare në shkollë. Gjatë klasave, fëmijëve u jepen shpjegime për fenë, traditat dhe vlerat.
Nëse je minoren i huaj i pashoqëruar, rregullat për të cilat vendi evropian është përgjegjës për aplikimin tënd (Rregullorja e Dublinit), janë të ndryshme.