Kerko
Hapësira publike
Hapësira publike janë zona që janë të arritshme për të gjithë. Shumica e hapësirave publike janë në ajër të hapur.
Kartë bankare
Me një kartë bankare ose kartë debiti mund të tërheqni para nga një ATM ose të bëni pagesa me Bancontact.
Ndihma mjekësore urgjente
Nëse jeni duke qëndruar në Belgjikë pa qëndrim legal (të parregullt), ju keni të drejtë vetëm për ndihmë urgjente mjekësore përmes CPAS/OCMW.
Rregullat e shtëpis
Rregullat e Shtëpisë së qendrës së pritjes përcaktojnë të drejtat dhe detyrimet e secilit rezident.
Rezident
Nje person i cili jeton në qendrën e pritjes.
SamuSocial
Nje organizate bamirëse belge që ofron materiale emergjente, asistencë mjekësore dhe psikosociale për njerëzit e pastrehë në rajonin e Brukselit dhe komunat përreth.
Bonusi i instalimit
Nje shume parash që ju ndihmon të furnizoni shtëpinë tuaj. Paratë mund të përdoren për të blerë orendi (krevat, tavolinë, frigorifer, etj.) ose për të paguar lidhjet (gaz, energji elektrike, etj).
Bonusi i instalimit ndahet nga CPAS/OCMW.
Përkthyes i certifikuar
Një përkthyes i cili ka marrë betimin profesional në gjykatë. Ky përkthyes është i autorizuar të përkthejë dokumentet zyrtare dhe të vendosë vulën personale, nënshkrimin dhe deklaratën e betuar të saktësisë.
Mbrojtja nderkombetare
Azili. Mbrojtja e dhënë nga një shtet për dikë që ka lënë vendin e tij si refugjat politik.
Trafikimi i qenieve njerëzore
Trafikimi i qenieve njerëzore, që shpesh konsiderohet si një formë moderne e skllavërisë, përfshin shfrytëzimin e njerëzve në fusha të ndryshme. Si shfrytëzimi seksual (shpesh si pjesë e prostitucionit) ashtu edhe shfrytëzimi ekonomik (përmes punës) janë të përfshira
Qe diploma juaj te njihet
Sapo të keni marrë një certifikatë të arsimit të mesëm, mund të vazhdoni studimet tuaja në një kolegj ose universitet. Arsimi i lartë çon në diploma për tregun e punës: mësues, infermiere, kontabilist etj.
Mbroni veten dhe fëmijët tuaj nga sëmundjet serioze (poliomeliti, tetanozi, fruthi) dhe vaksinohuni. Vaksinat më të rëndësishme janë falas në Belgjikë. Fëmijët marrin vaksinime në shkollë ose në një klinikë shëndetësore.
Disa azilkërkues nuk konsiderohen refugjatë, por marrin "mbrojtje plotësuese".
Si një minoren i pashoqëruar, zakonisht jeton së bashku me të rinj të tjerë në një grup të vogël ose në një qendër pritjeje. Por ndoshta mund të jetosh me një familje ose me një të njohur që tashmë jeton në Belgjikë, ose me një familje belge. Kjo quhet pritja në një familje kujdestare.
A je minoren dhe pa prindër në Belgjikë? Atëherë policia ose shërbimet e azilit do të njoftojnë Shërbimin Kujdestar. Ky shërbim do të kërkojë një kujdestar për ty.