Kerko
Monarkia
Sistemi politik në të cilin kreu i shtetit është një Mbret ose Mbretëreshë.
LRI / ILA / LOI
Iniciativa e pritjes lokale. A grup i shtëpive të menaxhuara nga OCMW / CPAS në një komunë ku strehohen azilkërkuesit dhe refugjatët.
Taksat
Kontributi i detyrueshëm nga qytetarët dhe/ose kompanitë në qeveri. Taksa përdoret për të financuar shërbimet për publikun (kujdesi shëndetësor, përfitimi i papunësisë, etj).
Procedura speciale per rezidence
Synon për të gjetur një 'zgjidhje të qëndrueshme' për minorenet e huaj të pashoqëruar. Zgjidhja mund të jetë:
• bashkimi familjar me prindërit
• riatdhesimi në vendin e origjinës ose vendi në të cilin minoreni ka të drejtën e banimit
• autorizimi për të qëndruar në Belgjikë.
Procedura e vendbanimit
Nje procedurë që është nisur për të fituar të drejtën e qëndrimit në Belgjikë.
Shërbimet e azilit
Zyra e Emigracionit (DVZ/OE), Komisioneri i Përgjithshëm për Refugjatët dhe Personat pa Shtetësi (CGVS/CGRA), Këshilli për Zgjidhjen e Ceshtjeve Gjyqesore per te Huajt (RvV/CCE).
Programi i integrimit
Nëse fitoni të drejtën e qëndrimit në Belgjikë, mund të ndiqni një program integrimi, ose ju duhet në raste të caktuara. Ky është një kurs në të cilin mësoni rreth jetesës, punës dhe mësimit në Belgjikë. Ju merrni informacione për të drejtat dhe detyrimet tuaja. Ju mund të ndiqni kursin e integrimit në holandisht / frëngjisht ose në një gjuhë tjetër.
Privatesia
Privatësia juaj mbulon gjithçka që është në jetën tuaj personale. Ka rregulla që mbrojnë privatësinë tuaj.
Transporti publik
Transporti i udhëtarëve që është i arritshëm për të gjithë. Kjo do të thotë që të gjithë mund të përdorin autobusin, tramvajet, trenat dhe metro, për një tarifë.
Personat ne ngarkim
Ata te cilet varen nga ju materialisht. Ju mund të keni fëmijë të varur ose persona të tjerë (prindër).
Po, cdo shtetas i huaj qe mberrin ne Belgjike mund te dergoje nje aplikim per mbrojtje nderkombetare (aplikim azili) autoriteteve belge.
Azil-kerkuesit qe kane marre nje pergjigje negative mund te qendrojne ne qendren e pritjes per 30 dite te tjera per te pergatitur largimin e tyre nga Belgjika.
Azilkërkuesit duhet të respektojnë rregullat e qendrës së pritjes.
Belgjika ka një shërbim falas që monitoron shëndetin e të gjithë fëmijëve nën moshën 3 vjeç. Ju gjithashtu mund të bëni pyetje në lidhje me shtatzëninë tuaj, zhvillimin e fëmijës suaj dhe rritjen e tij ose saj.
Në qoftë se jeni rezident i ligjshëm në Belgjikë ose keni dërguar një kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare, ju mund të hapni një llogari bankare. Kjo është ajo që ju duhet të bëni!
Ne Belgjike, juve ju duhet qe te ndani mbeturinat ne qese me ngjyra te ndryshme Ngjyrat dhe qeset jane te ndryshme per cdo komune ose qytet.
Te ngasesh nje makine, ka rregulla te rendesishme qe ju duhet te respektoni.
Nëse nuk keni nevojë të shkoni larg, çiklizmi është një zgjidhje e lirë dhe e shpejtë për të shkuar përreth.
Çdo shkollë e njohur në Flandër punon së bashku me një Qendër të Orientimit të Studentëve (CLB/PMS). Prindërit dhe nxënësit mund të shkojnë atje pa pagesë me pyetjet rreth të mësuarit, edukimit dhe shëndetit.
Standardet dhe normat janë rregullat e sjelljes që të gjithë duhet të respektojnë në situata specifike. Një norme përcakton qartë se çfarë mund dhe nuk mund të bëni.