Fjalor
I
Identiteti gjinor
Identiteti juaj gjinor i referohet asaj se si ndiheni brenda. Ndjenja juaj e brendshme mund të jetë mashkullore, femërore, të dyja ose asnjëra. Kur dikush ndihet mashkull dhe femër ose asnjëra, personi mund të identifikohet si jo-binar. Nëse dikush ka lindur me seksin femër ose mashkull dhe gjithashtu ndihet femër apo mashkull, ne e quajmë atë cisgender. Personat transgjinorë mendojnë se seksi me të cilin kanë lindur nuk përputhet me mënyrën se si identifikohen, sillen dhe ndjehen. Identiteti juaj gjinor gjithashtu mund të ndryshojë me kalimin e kohës; kjo quhet rrjedhshmëri gjinore.