Kthimi në vendin tuaj
Njerëzit që duan të kthehen në vendin e tyre mund të kërkojnë ndihmë nga Fedasil.
Është zgjedhja juaj
Nëse vendosni të ktheheni në vendin tuaj, do të jetë një kthim vullnetar, dhe jo kthim i detyruar.
Është vendimi juaj, dhe ju jeni të lirë të ndryshoni mendjen tuaj dhe të vendosni që të mos largoheni
Ju mund të vendosni të largoheni gjatë procedurës suaj të azilit ose kur keni marrë vendim negativ. Shtetasit e huaj që janë në Belgjikë dhe që asnjëherë nuk kanë aplikuar për mbrojtje, gjithashtu mund të aplikojnë për ndihmë për kthim vullnetar.
Si të kërkoni një kthim?
Për t'u kthyer në vendin tuaj të origjinës, mund të kërkoni ndihmë nga Fedasil. Fedasil organizon dhe financon udhëtimin tuaj të kthimit. Ju nuk duhet të paguani për biletën e avionit apo biletën e autobusit.
Për të kërkuar kthim vullnetar ose për më shumë informacion, mund të kontaktoni me punonjesin tuaj social direkt.
Nëse nuk jeni në një qender të pritjes, mund të telefononi ne numrin falas 0800/32 745, ose shkoni te një zyrë Fedasil ose partner.