Kerko

Numri OV/SP

Numri i sigurimeve publike. Numri i regjistrimit (7 shifror) pranë Zyrës së Emigracionit. Numrin do ta gjeni në krye të aneksit tuaj nga Zyra e Emigracionit.

Orientimi seksual

Orientimi seksual ka të bëjë me atë që ju tërhiqen romantikisht/seksualisht ose nuk tërhiqen fare.

Aplikimi i mëvonshëm

Aplikim i shumëfishtë per azil. Ky është aplikimi juaj i dytë, i tretë ose i mëvonshëm për mbrojtje ndërkombëtare. Rregullat për një aplikim të mëvonshëm janë të ndryshme nga ato për një aplikim të parë.

Intervista

Nje degjese ose konsultim personal. Nëse keni paraqitur një kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare, do të ftoheni në një intervistë, së pari me Zyrën e Emigracionit DVZ/OE dhe më pas me CGVS/CGRA. Gjatë intervistës, do t'ju parashtrohen pyetje që duhet t'u përgjigjeni plotësisht dhe me sinqeritet sa të jetë e mundur.

Ligj

Ligjet janë rregulla të shkruara që janë pjesë e ligjit të përgjithshëm. Gjithkush në Belgjikë duhet të respektojë ligjin. Gjykatat sigurohen që ligjet të respektohen.

Personi i besuar

Dikush që besoni dhe që punon me ju në cilësinë e tyre profesionale (psikolog, mësues, punonjës social etj).

Faza e pranueshmërisë

Faza e parë në përcaktimin nëse një aplikim plotëson disa kërkesa formale. Nëse kërkesa është e pranueshme, përmbajtja e aplikimit do te ekzaminohet (mbi meritat e tij).

Mbrojtja shtese

CGVS/CGRA ju jep mbrojtje shtese në qoftë se jeni në rrezik real për dëmtim serioz nëse ktheheni në vendin tuaj të origjinës dhe nuk mund të llogarisni në mbrojtjen e atij vendi.

Një person që ka marrë mbrojtje shtese i jepet leja e qëndrimit për një periudhë të kufizuar prej një viti. Kjo pastaj mund të zgjatet dy herë për 2 vjet. Ju merrni lejeqendrim të përhershëm pas 5 vjetësh, me kusht që CGRA nuk e ka hequr statusin tuaj gjatë kësaj periudhe.

I paligjshëm

Një person që është në vend pa dokumente të vlefshme është pa vendbanim të ligjshëm. Disa njerëz kanë dokumente që nuk janë më të vlefshme, të tjerë nuk kanë fare.

Statusi i qendrimit

Statusi i qendrimit përcakton kushtet në të cilat një person mund të banojë në Belgjikë. Ajo mund të jetë e përkohshme ose e përhershme.

Të gjitha statuset e qëndrimit i nënshtrohen të drejtave dhe kufizimeve. Ndër të tjera, statusi përcakton nëse mund të punoni këtu; nëse mund të udhëtoni në një vend tjetër; nëse mund të sillni anëtarët e familjes.