Çfarë është testi i moshës?
Në spital, doktori bën një radiografi të dhëmbëve të tu, klavikulës dhe kyçit të dorës. Testi është pa dhimbje. Doktori shqyrton grafitë dhe përcakton nëse ti je më i madh ose më i vogël se 18 vjeç. Bazuar në rezultatet e këtij testi të moshës, Shërbimi Kujdestar do të vendosë nëse je apo jo minoren.
I rritur?
Çfarë ndodh nëse Shërbimi Kujdestar vendos që ti je person i rritur dhe ti e kundërshton këtë vendim? Avokati yt mund të apelojë kundër vendimit (brenda 60 ditëve). Kjo procedurë mund të marrë një kohë të gjatë. Ndërkohë që pret përgjigje ose nëse nuk bën apelim, ti ndjek procedurën e azilit për një person të rritur.