Gjymtimi gjenital i femrës
Ju jeni larguar nga vendi juaj i origjinës sepse keni frikë se do të jeni subjekt e gjymtimit gjenital. Ju mund të aplikoni për mbrojtje ndërkombëtare në Belgjikë.
Kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare
CGVS/CGRA do të shqyrtojë kërkesën tuaj. CGVS/CGRA do të analizojë situatën tuaj personale dhe situatën në vendin tuaj të origjinës. CGVS/CGRA mund t'ju japë statusin e refugjatit.
- Flisni rreth rrezikut të gjymtimit gjenital të femrave me punonjësen tuaj sociale dhe avokatin.
Ka marrë vajza juaj statusin e refugjatit për shkak të rrezikut të gjymtimit gjenital?
Kur vajza juaj ka marrë statusin e refugjatit, ju si prind mund të paraqisni një kërkesë për legalizim humanitar (9bis) pranë bashkisë ku jetoni.
Nëse kërkesa juaj miratohet, ju do të merrni një leje qëndrimi që të mund të jetoni së bashku me vajzën tuaj në Belgjikë.
Pyetjet nga CGVS/CGRA
Pasi vajza juaj të marrë statusin e refugjatit CGVS/CGRA kontrollon nëse vajza juaj nuk ka qenë subjekt e gjymtimit gjenital në Belgjikë.
Prindërit duhet të nënshkruajnë një deklaratë me shkrim që deklaron se vajza e tyre nuk do t’i nënshtrohet gjymtimit gjenital.
Ju duhet të dërgoni një certifikatë mjekësore te CGVS/CGRA çdo vit.
Certifikata duhet të konfirmojë se vajza juaj nuk ka qenë subjekt i gjymtimit gjenital.
Nëse vajza juaj ka qenë subjekt e gjymtimit gjenital, CGVS/CGRA mund ta tërheqë statusin tuaj të refugjatit.