Rregullimi humanitar
Juve nuk ju është dhënë e drejta e qëndrimit, por për shkak të një arsyeje të veçantë ju nuk mund të ktheheni në vendin tuaj të origjinës. Ju mund të dorëzoni një kërkesë për legalizim humanitar. Legalizimi është një procedurë e jashtëzakonshme.
Dëshmi për rrethana të jashtëzakonshme
Për të përfituar një legalizim humanitar (9bis) ju duhet të tregoni pse qëndrimi në Belgjikë është opsioni juaj i vetëm. Kjo mund të jetë për shkak se:
- procedura juaj e qëndrimit është jashtëzakonisht e gjatë
- ju jeni pa shtetësi
- kthimi në vendin tuaj të origjinës është një shkelje e të drejtave ndërkombëtare të njeriut
Zyra e Emigracionit ka autoritet të lirë për të vendosur se kush merr një legalizim humanitar. Çdo kërkesë vlerësohet individualisht.
Kushtet
Për të bërë kërkesë për legalizim, ju duhet
- të keni një dokument identiteti
- pasja e një vendi banimi në Belgjikë
- pagesa e një tarife administrative (rreth 360 Euro)
Procedura
Ju duhet ta dërgoni kërkesën tuaj për legalizim në komunënku ju jeni regjistruar. Komuna do ta dërgojë kërkesën tuaj në Zyrën e Emigracionit e cila do të marrë vendim.
Ju nuk merrni mbështetje nga CPAS/OCMW dhe nuk keni të drejtën për një vend pritjeje nga Fedasil. Nëse është e nevojshme, do të merrni asistencë mjekësore urgjente.
Kërkoni më tepër informacion apo ndihmë?
Pyesni një avokat për këshilla ligjore përpara fillimit të procedurës për legalizimin humanitar.