Fundi i statusit të refugjatit
CGVS/CGRA mund t'i jape fund statusit tuaj te refugjatit, për shembull nëse keni një shtetësi të re ose nëse shkoni të jetoni në vendin ku keni frikë nga përndjekja. Nëse keni kryer mashtrime gjatë hetimit, CGVS/CGRA mund të revokojë statusin tuaj.
Duke i dhënë fund statusit tuaj të refugjatit
CGVS/CGRA mund të vendosë t'i japë fund statusit tuaj të refugjatit nëse:
- Ju vullnetarisht kërkoni mbrojtjen e vendit për të cilin jeni shtetas.
- Ju vullnetarisht rifitoni shtetësinë që keni humbur.
- Ju keni një shtetësi të re.
- Ju vullnetarisht shkoni për të jetuar në vendin ku keni frikë nga persekutimi.
- Rrethanat që çuan në njohjen tuaj si refugjat nuk ekzistojnë më, për shembull për shkak të ndryshimeve të qëndrueshme në vendin tuaj të origjinës.
Heqja e statusit tuaj të refugjatit
CGVS/CGRA mund të vendosë të revokojë statusin tuaj të refugjatit kur statusi nuk duhet t'ju ishte dhënë kurrë. Kjo është e mundur nëse:
- Ju keni kryer nje krim në vendin tuaj të origjinës.
- Ju keni dhene deklarata apo dokumente te falsifikuara gjate intevistes.
- Sjellja juaj tregon qe ju nuk perballeni me ndonje risk te vertete te demtimit te rende.
- Ju duhet te ishit perjashtuar nga mbrojtja
Zyra e Emigracionit DVZ/OE mund të kërkojë nga CGVS/CGRA të anulojë statusin tuaj të refugjatit nëse
- Jeni i dënuar për një krim veçanërisht të rëndë.
- Ju jeni një rrezik për sigurinë kombëtare.
Apelimi i vendimit te CGVS/CGRA
Ju mund të apeloni kundër vendimit të CGVS/CGRA, prane RvV/CCE. Gjate procedures per apelim, ju nuk mund te deportoheni forcerisht nga territori.