Privatësia dhe mohimet ligjore

Kjo deklaratë përshkruan mënyrën se si Fedazil i përpunon të dhënat tuaja personale në lidhje me përdorimin e uebsajeve për të cilat Fedazil është përgjegjës.

Përpunimi i të dhënave personale

Ligji belg i datës 8 dhjetor 1992 mbi mbrojtjen e privatësisë jepte të drejta të caktuara në lidhje me përpunimin e të dhënave personale. Këto janë të gjitha të dhënat që lejojnë identifikimin direkt ose indirekt të një personi. Të dhënat personale nga sot e tutje rregullohen gjithashtu edhe nga Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR), Rregullorja (BE) 2016/679 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit të datës 27 prill 2016 mbi mbrojtjen e personave fizikë mbi përpunimin e të dhënave personale dhe mbi lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave.

Fedasil është përgjegjës për përpunimin e të dhënave tuaja personale të grumbulluara në uebsajtet www.fedasil.be, www.voluntaryreturn.be dhe www.fedasilinfo.be. Duke vizituar uebsajtet për të cilat Fedasil është përgjegjës, ju pranoni që të dhënat tuaja personale të përpunohen sipas dispozitave të kësaj deklarate.

Kur jepni të dhënat tuaja personale në uebsajtin e Fedasil, për shembull duke plotësuar një formular kontakti, të dhënat tuaja do të përdoren vetëm për qëllimin e synuar përfundimtar dhe në interesin më të mirë të reagimit ndaj kërkesës suaj. Ne asnjëherë nuk do t’ua komunikojmë këto të dhëna palëve të treta.

Fedasil përdor vetëm kuki që paraqesin rrezik të ulët për përdoruesin e uebsajtit. Këto kuki përdoren për të ruajtur preferencat gjuhësore dhe për të gjeneruar statistika përdorimi në mënyrë anonime.

Të drejtat e personave në fjalë

Rregullorja e përgjithshme mbi mbrojtjen e të dhënave personale u jep qytetarëve të drejta specifike në lidhje me kontrollin e të dhënave të tyre personale. Secili qytetar ka të drejtat e mëposhtme:

Informacioni dhe aksesin në të dhënat e tyre personale, të drejtën për të marrë një kopje të tij;

Korrigjimi i të dhënave personale që janë të pasakta ose fshirjen e të dhënave personale;

Kufizimi në lidhje me përpunimin e të dhënave të tyre personale;

Dorëzimi i një kundërshtimi kundër vendimmarrjes së automatizuar dhe profilizimit;

Mbartja e të dhënave.

Ju mund t’i ushtroni këto të drejta ndaj Fedasil duke i drejtuar pyetjet tuaja me email në adresën privacy@fedasil.be ose përmes formularit të kontaktit, ne do t’i përgjigjemi pyetjes suaj brenda një muaji.

Masat për mbrojtjen e të dhënave

Fedasil bën çdo përpjekje për të garantuar sigurinë e të dhënave për të cilat është përgjegjës. Në rast mosmarrëveshjeje ligjore, ankesat mund t’i adresohen oficerit të mbrojtjes së të dhënave të Fedasil me email në dpo@fedasil.be ose supervizorit lokal belg përgjegjës për aplikimin e mbrojtjes së të dhënave.

Supervizori i mbrojtjes së të dhënave

Rue de la Presse, 35, 1000 Brussels

+32 (0)2 274 48 00

contact(at)apd-gba.be

E drejta e autorit

Fotografitë: të drejtën e autorit për fotografitë e shfaqura në www.fedasilinfo.be e mban Fedasil, përveçse kur përcaktohet ndryshe.

Tekstet: përveçse kur përcaktohet ndryshe, informacioni në www.fedasilinfo.be është pa të drejta autori.

Riprodhimi: përdorimi personal i këtij informacioni (tekstet dhe fotografitë) është falas dhe i autorizuar, me kusht që të specifikohet burimi (“informacioni i marrë nga www.fedasilinfo.be, qendra e informacionit për azilkërkuesit në Belgjikë”).

Mohimet ligjore

Shqetësimet rreth cilësisë: Fedasil është jashtëzakonisht i interesuar rreth cilësisë së informacionit të publikuar në www.fedasilinfo.be. Nëse ndonjë nga informacionet e publikuara në www.fedasilinfo.be është i pasaktë, Fedasil merr përsipër ta korrigjojë atë sa më shpejt të jetë e mundur.

Përgjegjësia: Fedasil nuk mund të konsiderohet përgjegjës për asnjë dëm të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të shkaktuar nga informacioni që përmban ky uebsajt.