Arsimi i lartë

Sapo të keni marrë një certifikatë të arsimit të mesëm, mund të vazhdoni studimet tuaja në një kolegj ose universitet. Arsimi i lartë çon në diploma për tregun e punës: mësues, infermiere, kontabilist etj.

Kushtet për pranimin në arsimin e lartë

  • Ju keni një certifikatë të arsimit të mesëm në Belgjikë: ju mund të regjistroheni direkt në shkollë.
  • Ju keni një certifikatë të arsimit të mesëm ose të lartë nga një vend tjetër:
    • Kërkoni leje nga shkolla para regjistrimit
    • Keni dëshmi të aftësisë së mjaftueshme në gjuhën e kursit (hollandisht, frëngjisht ose anglisht)

Për të qenë doktor ose dentist, ose për disa kurse trajnimi për inxhinieri, duhet së pari të kaloni një provim pranimi.

Viti përgatitor për studentët e huaj

Disa kolegje apo universitete ofrojnë një vit përgatitor për studentët e huaj.

Viti përgatitor përfshin:

  • Klasa per hollandisht / frengjisht për folësit jo-vendas
  • Metodat e studimit
  • Udhëzime në zgjedhjen tuaj të studimeve
  • Anglisht, matematikë dhe hulumtim/kerkim shkencor
  • Disa klasa të tjera të cilat ju mund të zgjidhni.

Shpenzimet

  • A nuk keni marrë ende nje përgjigje lidhur me kërkesën tuaj për mbrojtje ndërkombëtare? Ju nuk mund të kërkoni një grant studimi. Ju gjithashtu duhet të paguani tarifën e plotë të regjistrimit.
  • A jeni njohur si refugjat ose keni marrë mbrojtje shtesë? Ju mund të aplikoni për një grant studimi për të paguar për një pjesë të studimeve tuaja. Ju gjithashtu paguani një tarifë më të ulët të regjistrimit sesa studentët e tjerë.
  • Nëse jeni refugjat i njohur dhe më i ri se 25 vjec, ju mund të aplikoni per grant femijesh. Kjo është një sasi e vogël parash që u jepet të gjithë të rinjve gjatë studimeve të tyre. Pyesni punonjësin tuaj social nëse i plotësoni kushtet.

Arsimi i lartë përfshin 4 lloje programesh studimi

  • Kurset HBO5: kurse të shkurtra, praktike
  • Bachelor Profesional: program studimi praktik prej 2 deri në 3 vjet
  • Bachelor dhe Master Akademik: kurse që japin vetëm qasje në punë pas programit Master Keto programe studimi janë më pak praktike dhe më të orientuara në njohuri.
  • Doktoraturë: një program studimi i specializuar pas një Masteri. Aktiviteti kryesor është kërkimi shkencor.