Rregullat që duhet të ndiqni

Azilkërkuesit duhet të respektojnë rregullat e qendrës së pritjes. 

Kur të mbërrini në qendrën tuaj të pritjes, një anëtar i stafit shpjegon se si funksionon ajo dhe rregullat që duhen ndjekur. Ata do t’ju japin një dokument që shpjegon të gjitha rregullat: Rregullat e brendshme. Ky dokument është i disponueshëm në disa gjuhë. Dokumenti është shumë i dobishëm dhe është e rëndësishme që ta kuptoni plotësisht.

Rregullat bëjnë të mundur mbajtjen e vendit të pastër dhe në rregull. Rregullat gjithashtu bëjnë të mundur garantimin e sigurisë së banorëve dhe kanë kontroll mbi njerëzit që hyjnë dhe dalin nga ndërtesa.

Ndalohet dhuna ose përdorimi i armëve

Përdorimi i dhunës është i ndaluar si brenda ashtu edhe jashtë qendrës së pritjes. Janë të ndaluara thikat, armët prerëse ose objektet që mund të përdoren si armë.

Stafi i qendrës së pritjes mund të kontrollojë dhomën dhe dollapin tuaj për të zbatuar këtë ndalim. Thikat dhe armët therëse do të konfiskohen gjithmonë. Nuk do t’i merrni ato përsëri kur të largoheni.

Nëse shkelni rregullat, rrezikoni një dënim të rëndë: transferim në një qendër tjetër pritjeje, përjashtim nga rrjeti i pritjes ose ndjekje penale nga policia. Qendra e pritjes gjithashtu mund t’i kalojë informacione të caktuara policisë dhe shërbimeve të tjera kompetente (qeveritare).

Nëse keni objekte të rrezikshme me vete kur të arrini në një qendër pritjeje, duhet t’i raportoni ato te një anëtar i stafit. Qendra e pritjes do t’i marrë objektet e rrezikshme në ndalim.

Sanksionet

Nëse nuk i ndiqni rregullat, drejtori i qendrës së pritjes mund t’ju japë një sanksion. Nëse nuk pajtoheni me sanksionin që keni marrë, mund të apeloni kundër vendimit.

Sanksionet dhe apelimet shpjegohen në “Rregullat e brendshme”. Punonjësi juaj social gjithashtu mund t’i shpjegojë këto rregulla.

Ankesat

Rregullat e brendshme shpjegojnë gjithashtu se nëse nuk bini dakord me kushtet e jetesës në qendrën e pritjes, mund të depozitoni një ankesë tek oficeri përgjegjës për ankesat në qendrën tuaj të pritjes.

Nuk jeni i kënaqur me përgjigjen nga qendra juaj e pritjes? Ju mund të depozitoni një ankesën te drejtori rajonal i Fedasil përmes info@fedasil.be.

Nuk jeni i kënaqur me përgjigjen e Fedasil? Ju mund të depozitoni një ankesë tek Avokati Federal i Popullit përmes www.federaalombudsman.be.