18 vjeç, po tani?
Dita kur mbush 18 vjeç është një moment i rëndësishëm në jetën tënde. Ti nuk je më një minoren i pashoqëruar dhe kjo do të ketë pasoja për procedurën tënde të qëndrimit dhe për pritjen tënde në Belgjikë.
Çfarë ndryshon kur mbush 18 vjeç? Kjo varet nga procedura jote e qëndrimit:
- Ti nuk ke qëndrim ligjor. Ti mund të qëndrosh në Belgjikë deri në moshën 18 vjeç. Edhe nëse nuk ke leje qëndrimi ose nuk ke aplikuar për azil. Kur ti mbush 18, kjo ndryshon. Ti duhet të largohesh nga qendra e pritjes dhe nuk mund të qëndrosh më në Belgjikë
-
Ti nuk ke marrë ende një vendim lidhur me vendbanimin tënd në Belgjikë. Kur të mbushësh 18 vjeç, shkon në një qendër pritjeje për të rriturit. Kjo është shpesh në qendrën e pritjes ku tashmë je duke qëndruar. Ti tani do të ndjekësh procedurën për azilkërkuesit e rritur. Tani që je 18 vjeç, kujdestari yt nuk është më përgjegjës për ty.
-
Je njohur ose pranuar si refugjat ose ke marrë mbrojtje plotësuese. Nëse je 18 vjeç dhe ke leje qëndrimi, të lejohet të jetosh vetëm. Ti do të përfitosh asistencë sociale (pagë për të përballuar jetesën) nga CPAS/OCMW.Kujdestari yt nuk është më përgjegjës për ty. Të jetosh vetëm nuk është aq e thjeshtë. Nëse ke probleme ose pyetje, kërko ndihmë nga mbikëqyrësi yt.