Mbeshtetje sociale nga CPAS/OCMW
Nese ju jeni aprovuar si refugjat dhe ju nuk keni te ardhura per te marre me qera nje shtepi ose per te mbajtur veten financiarisht, ju mund te kerkoni ndihme prane CPAS/OCMW.
Kush merr mbeshtetje sociale nga CPAS/OCMW?
Per te marre mbeshtetje sociale nga CPAS/OCMW, ju duhet te plotesoni disa kushte:
- Ju jeni ligjerisht rezident ne Belgjike (refugjat i aprovuar, mbrotje shtese, etj.)
- Ju jeni ne nevoje. CPAS/OCMW do te verifikoje situaten tuaj dhe te ardhurat.
- Ju keni nje vendbanim ne Belgjike
CPAS/OCMW mund te vendose kushte shtese: te jeni te gatshem dhe te keni deshire per te punuar, aplikim per here te pare per benefitet e tjera qe ju keni te drejte t'i merrni, etj.
Cfare mbeshtetjeje ofron CPAS/OCMW?
CPAS/OCMW verifikon llojin e mbeshtetjes qe eshte me i pershtatshem per ju. Disa shembuj te mbeshtetjes qe ofrohen nga CPAS/OCMW:
- mbeshtetje financiare (pagese mujore per te jetuar ose nje shume shtese nese ju merrni me pak se minimumi jetik)
- Strehimi ose mbeshtetja per te kerkuar per nje banese
- bonus per akomodimin (ndihme per blerjen e orendive dhe paisjeve shtepiake)
- mbeshtetje per mbulimin e shpenzimeve mjekesore
- mbeshtetje per te kerkuar pune
- ndihmë në shlyerjen e borxheve (ndërmjetësimi për borxhet)
- mbeshtetje psiko-sociale
Nese keni nevoje per ndihme, ju lutem shkoni prane CPAS/OCMW ne komunen ku ju po qendroni.