Kujdestari juaj, dikush që mund të mbeshteteni
A je minoren dhe pa prindër në Belgjikë? Atëherë policia ose shërbimet e azilit do të njoftojnë Shërbimin Kujdestar. Ky shërbim do të kërkojë një kujdestar për ty.
Shërbimi Kujdestar do të caktojë një kujdestar, i cili është burrë ose grua që do të të ndihmojë të marrësh vendime në lidhje me procedurën tënde, vendin tënd të banimit dhe jetën tënde në Belgjikë. Kujdestari yt ka detyra të ndryshme.
Shërbimi Kujdestar do të të japë një letër me emrin dhe të dhënat e kujdestarit tënd.
Kur te caktohet një kujdestar?
- Je nën 18 vjeç (minoren).
- Je duke qëndruar në Belgjikë pa prindërit e tu.
- Vjen nga një vend jashtë Evropës ose nga një vend brenda Evropës dhe je në një situatë delikate.
- Ke dërguar një aplikim për mbrojtje ndërkombëtare ose nuk ke leje qëndrimi.
Kur ndalet Shërbimi Kujdestar?
- Nëna ose babai yt janë në Belgjikë.
- Mbush 18 vjeç.
- Largohesh nga Belgjika.