Detyrat e kujdestarit tuaj
Nëse je minoren dhe pa një baba ose nënë në Belgjikë, ty do të të caktohet një kujdestar.
Kujdestari yt të mbështet gjatë takimeve të rëndësishme dhe të ndihmon për të marrë vendime:
- Kujdestari yt do të të vizitojë në vendin ku jeton (të paktën një herë në muaj).
- Kujdestari yt të flet gjatë vizitës dhe përpiqet t’u përgjigjet pyetjeve të tua. Ai ose ajo e bën këtë me ndihmën e një përkthyesi në rast se është e nevojshme.
- Kujdestari yt vjen së bashku me ty gjatë takimeve me shërbimet e azilit ( të Zyrës së Emigracionit, CGVS/CGRA, RvV/CCE).
- Kujdestari yt të ndihmon për të parë për një vend për të jetuar.
- Kujdestari yt të vendos në kontakt me një avokat. Se bashku, ata të japin këshilla mbi procedurën tënde.
- Kujdestari yt të ndihmon për të kërkuar një shkollë dhe të ndihmon me regjistrimin.
- Kujdestari yt të ndihmon në rast se je i sëmurë.
- Kujdestari yt të ndihmon që të gjesh familjen tënde.
Ke pyetje mbi kujdestarin tënd?
Shërbimi Kujdestar kontrollon nëse kujdestari yt po ndërmerr të gjitha veprimet. Ti mund të kontaktosh personalisht Shërbimin Kujdestar nëse ke pyetje mbi detyrat dhe veprimet e tyre.
Ke pakënaqësi me kujdestarin tënd? Flit për këtë me kujdestarin dhe/ose me punonjësin social dhe mundohu të gjesh një zgjidhje së bashku me kujdestarin. Nëse nuk mund ta zgjidhësh vetë një konflikt, kontakto Shërbimin Kujdestar.
Në rast të një konflikti serioz, një gjyqtar i paqes do të ndërhyjë. Gjyqtari mund të vendosë që Shërbimi Kujdestar duhet të caktojë një kujdestar tjetër për ty.
A ke nevoje për ndihme urgjente, ose gjendeni në rrezik?
Telefono numrin e emergjencës së policisë: 112 ose 101.
Kërkon më tepër informacion apo ndihmë?
Guardian Service
Waterloolaan 115
1000 Brussels
Telefon: +32 078 15 43 24
Emaili: voogdij@just.fgov.be or tutelles@just.fgov.be