Intervista juaj personale në CGRS

Gjatë intervistës personale ju shpjegoni arsyen se pse jeni larguar nga vendi juaj i origjinës.

Video: përgatitja për intervistën e dytë

Intervista në CGRS (CGRA/CGVS) është një etapë shumë e rëndësishme në procedurën tuaj për mbrojtje ndërkombëtare. Gjatë kësaj interviste ju shpjegoni me detaje arsyen pse jeni larguar nga shtëpia dhe pse po aplikoni për mbrojtje në Belgjikë. Është e rëndësishme të thoni të vërtetën!

Si të përgatiteni mirë për këtë intervistë?

Ju këshillojmë që të përgatiteni për intervistën tuaj me ndihmën e avokatit tuaj, punëtorit social, ose të një shoqate. Përgatitni të gjitha dokumentet që mund të përdoren si prova.

Gjatë intervistës, nëpunësi i CGRS do t'ju bëjë pyetje. Intervista mund të zgjasë disa orë.

Video: intervista e dytë

Ju duhet të thoni të vërtetën dhe të bëni çdo gjë që mundni për të provuar identitetin tuaj, origjinën dhe udhëtimin tuaj në Belgjikë.

Nëse keni dhënë informacion të rremë në çfarëdo etape të procedurës (p.sh. rreth identitetit ose prejardhjes suaj), ka ende kohë për të thënë të vërtetën gjatë intervistës. Është në interesin tuaj.

Nëse keni marrë dokumente që nuk janë ende në dosje, mund t'ia dërgoni ato CGRS ose t'i merrni me vete në intervistë.

Nëse është e nevojshme, një interpret do të përkthejë pyetjet e nëpunësit nga CGRS. Ai ose ajo do të përkthejë përgjigjet tuaja. Interpreti caktohet nga CGRS dhe duhet të respektojë fshehtësinë e kësaj interviste.

Nëse, pas kësaj interviste, CGRS (CGRA/CGVS) ka nevojë që t'ju pyesë sërish, do t'ju dërgojë një ftesë.

Nëpunësi i CGRS do të mbajë shënime ndërsa flisni. Ju keni të drejtën për të marrë një kopjes të këtyre shënimeve, për t'i kontrolluar me avokatin tuaj për të parë nëse ajo çfarë është shënuar është e saktë.

Vërejtjet tuaja mund t'ia dërgoni CGRS. Kërkoni këshillë nga avokati juaj.