Keni nevojë për këshilla ligjore?

Procedurat për marrjen e lejes së qëndrimit në Belgjikë ndonjëherë janë të ndërlikuara. Ju keni të drejtë të kërkoni ndihmë nga një shoqatë ose një avokat.

Deshiroj te kem informacion

Nëse dëshironi të merrni një mendim paraprak për situaten tuaj, ju mund të kontaktoni:

  • shoqatat: shoqatat e specializuara në ligjin e të huajve mund t'ju shpjegojnë situatën tuaj, nëse është e nevojshme, dhe t'ju drejtojnë tek një avokat specialist
  • punonjesin tuaj social: nëse jeni në një qendër pritjeje, punonjësi juaj social mund t'ju japë informacion dhe t'ju drejtoje tek një shoqate e specializuar ose një avokat.
  • tek nje avokat : shërbimet e gatshme qe vazhdimisht jane në dispozicion organizohen nga avokatët në çdo rajon të vendit.
  • tek Qendra Publike për Mirëqenie Sociale (CPAS/OCMW) e cila gjithashtu ofron vazhdimisht sherbime ligjore.
Takimi me avokatin tuaj

Do të doja një avokat

Nese ju po aplikoni per mbrojtje nderkombetare, ju mund te perfitoni ndihme falas (pa pagese) nga nje avokat. Nese jeni i mitur, eshte e detyrueshme qe ju të përfaqësoheni nga një avokat.