A je ti një minoren i pashoqëruar?

A je ti një minoren (nën 18 vjeç) dhe ke mbërritur në Belgjikë pa prindërit e tu ose kujdestarin ligjor? Atëherë konsiderohesh si minoren i huaj i pashoqëruar.

Ke ardhur në Belgjikë si minoren i pashoqëruar? Ju nuk do te jeni vetem. Shumë njerëz janë këtu për të të ndihmuar: një kujdestar, një avokat, dhe mbikëqyrësit në qendrat e pritjes. Ata do të ndihmojnë ty të marrësh vendime në lidhje me të ardhmen tënde dhe të të garantojnë një mjedis të sigurt.

Në Belgjikë, ti je minoren nëse je më pak se 18 vjeç. Nëse je më i madh se 18 vjeç, je person i rritur. Nëse Zyra e Emigracionit ose Shërbimi Kujdestar kanë dyshime për moshën tënde, ata do të kërkojnë që ti të bësh një test moshe.

Minorenët e pashoqëruar

Pse është mosha jote (më pak se 18 vjeç) kaq e rëndësishme?

  • Për procedurën tënde. Si një minoren i pashoqëruar, ti mund të fillosh procedurën e azilit ose mund të fillosh procedurën speciale të qëndrimit.
  • Për udhëzimin tënd. Shërbimi Kujdestar do të përzgjedhë një kujdestar për ty sa më shpejt të jetë e mundur. Ai ose ajo do të të ndihmojë dhe do të të përfaqësojë ty në procedurën e azilit deri sa ti të mbushesh moshën 18 vjeç. Është shumë e rëndësishme që ti dhe kujdestari yt të shkoni te një avokat për të diskutuar procedurën tënde.
  • Për vendin tënd të banimit. Si minoren, ti do të jetosh së bashku me fëmijë të tjerë të moshës tënde në një seksion të veçantë të qendrës së pritjes. Mbikëqyrësit të ndihmojnë me ushqime, veshje, shkollën dhe kohën e lirë.
  • Për kontakt me familjen tënde. Kujdestari yt dhe mbikëqyrësit do të ndihmojnë që të (ri)kontaktosh me familjen tënde.

Ti je në rrezik? Telefono numrin e emergjencës së policisë: 112 ose 101.