Pritja në një familje kujdestare

Si një minoren i pashoqëruar, zakonisht jeton së bashku me të rinj të tjerë në një grup të vogël ose në një qendër pritjeje. Por ndoshta mund të jetosh me një familje ose me një të njohur që tashmë jeton në Belgjikë, ose me një familje belge. Kjo quhet pritja në një familje kujdestare.

Familja është vendi më i mirë për t'u rritur fëmijët. Si një minoren i pashoqëruar, gjithashtu mund të kërkosh të jetosh me një familje kujdestare.

Një familje kujdestare është një familje me të cilën jeton përkohësisht. Por një familje kujdestare mund të jetë edhe dikush me të cilin tashmë ke një lidhje familjare, për shembull teze, hallë, xhaxha ose vëlla që tashmë jeton në Belgjikë.

Nëse dëshiron të jetosh me një familje ose me dikë në vend të një qendre pritëse, sigurohu që t'i tregosh kujdestarit tënd dhe mbikëqyrësve të tu. 

Ata do të të ndihmojnë të gjesh një vend të sigurt për të jetuar. Kërkimi për një familje kujdestare nuk është i lehtë dhe ndonjëherë mund të marrë një kohë të gjatë.

Si është jeta me një familje kujdestare?

  • Ti jeton së bashku me një person ose një familje
  • Prindërit e tu kujdestarë janë përgjegjës për ty, ti mund të shkosh tek ata për çdo problem tëndin.
  • Ti shkon në shkollë dhe mëson gjuhën
  • Zhvillon aktivitete së bashku me familjen tënde kujdestare dhe zë shokë.
  • Kujdestari yt vjen për vizitë.

Kontakti me familjen tënde biologjike

Nëse jeton me një familje kujdestare përkohësisht, kjo nuk do të thotë që ti duhet ta thyesh lidhjen me prindërit e tu biologjikë. Ti mund të mbash kontakte me prindërit e tu, edhe nëse jeton në një familje kujdestare.

Nëse nuk e di se ku janë prindërit ose anëtarët e tjerë të familjes dhe nëse dëshiron t'i zbulosh, prindërit e tu kujdestarë dhe kujdestarët do të të ndihmojnë të gjesh prindërit ose anëtarët e tjerë të familjes.