Nëse nuk flisni holandisht apo frëngjisht, mund të kërkoni një interpret. Iinterpreti sigurohet që ju dhe nëpunësi i mbrojtjes e kuptoni njëri-tjetrin.
Ju mund të kërkoni gjithashtu që një person i besuar t'ju shoqërojë për intervistën. Ky është një i rritur që i besoni, për shembull një psikolog, mësues ose punonjës social.
CGRS mund të ftojë edhe një pjesëtar të familjes, për shembull vëllain ose hallën tuaj, në intervistë, për të sqaruar situatën.
Shqyrtimi
Pas intervistës, nëpunësi i mbrojtjes do të shqyrtojë aplikimin për mbrojtje ndërkombëtare.
Ai ose ajo do të kontrollojë elemente të ndryshme:
- besueshmërinë e historisë suaj
- dokumentet që keni grumbulluar për të mbështetur historinë tuaj
- situatën në vendin tuaj të origjinës, ose vendit ku po qëndroni
CGRS do të marrë parasysh moshën, sfondin dhe nevojat tuaja.
Pas shqyrtimit, CGRS do t'ju dërgojë një letër me vendimin e tyre. Kujdestari dhe avokati juaj do të marrin të njëjtën letër.