Qendrimi i parregullt
Ne qofte se ju nuk keni letra te vlefshme qendrimi, atehere ju jeni pa nje leje qendrimi te rregullt ne Belgjike. Ju nuk mund te merrni asnje mbeshtetje nga qeveria, dhe ju nuk lejoheni qe te punoni.
Ju nuk merrni asnje mbeshtetje
Ne qofte se ju jeni ne Belgjike pa nje leje qendrimi, atehere ju duhet te largoheni nga qendra e pritjes ose nga banesa e CPAS/OCMW (Qendres Publike per Sherbimet Sociale). Ju nuk keni te drejte te pranoheni nga Fedasil ose te merrni mbeshtetje nga CPAS/OCMW. Ju gjithashtu nuk lejoheni qe te punoni. Te jesh pa leje qendrimi ne Belgjike eshte e paligjshme.
Ne qofte se ju nuk largoheni, Zyra e Emigracionit mund t'ju transferoje drejt nje qendre paraburgimi dhe t'ju riatdhesoje ne vendin tuaj te origjines.
Cilat jane te drejtat tuaja?
- Femijet tuaj kane te drejten per t'u arsimuar, ne kete menyre ata mund te shkojne ne shkolle.
- Ju keni te drejten per ndihme mjekesore urjente (mjek).
- Ju keni te drejten per mbeshtetje ligjore (avokat).
Zgjedhja e se ardhmes se qendrueshme
Ju keni tre mundesi:
- Ju mund te zgjidhni te ktheheni ne vendin tuaj te origjines.
- Ju ndiqni hapat per te qendruar ligjerisht ne Belgjike.
- Ju vazhdoni udhetimin tuaj drejt nje vendi tjeter ku mund te banoni ligjerisht.
Mendoni me kujdes se cila eshte mundesia me e mire per ju dhe familjen tuaj, per nje te ardhme te qendrueshme. Diskutoni kete me punonjesin tuaj social ose avokatin. Ata mund t'ju keshillojne.