Familjet me fëmijë pa vendbanim të ligjshëm
Familjet me fëmijë të vegjël pa vendbanim të ligjshëm, qe jane ne nevojë, mund të kërkojnë ndihmë nga CPAS/OCMW të vendit të tyre të banimit.
Kushtet
Ju mund të kërkoni një vend pritjeje për familjen tuaj, nëse
- Fëmija juaj është më i vogel se 18 vjeç
- Fëmijët tuaj janë pa vendbanim të ligjshëm
- Fëmijët tuaj janë në nevojë: keni nevojë për ndihmë për t'u kujdesur për fëmijët
Ku duhet te shkoni?
Ju dergoni nje kerkese prane CPAS/OCMW ne vendin tuaj te banimit. CPAS/OCMW kontrollon nese te gjitha kushtet jane permbushur dhe ja percjell Fedasil. Kjo procedure mund te zgjase 2 muaj.
Fedasil do t'ju ofrojë një vend pritjeje në një qendër pritjeje të Zyrës së Emigracionit (DVZ/OE). Qeveria e Belgjikes paguan per ushqimin dhe strehimin tuaj. Nje punonjes social do t'ju ndihmojë të merrni një vendim për të ardhmen tuaj dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj.
Ju mund të vendosni nëse do të shkoni në këtë vend pritjeje.
Drejt një të ardhmeje të qëndrueshme
Në qendrën e pritjes, do të gjeni kohën dhe qetësinë për të menduar për të ardhmen tuaj. Ju keni tre mundesi:
- Ju mund te zgjidhni te ktheheni ne vendin tuaj te origjines.
- Ju ndiqni hapat per te qendruar ligjerisht ne Belgjike.
- Ju vazhdoni udhetimin tuaj drejt nje vendi tjeter ku mund te banoni ligjerisht.