Paraqitja e kërkesës suaj
Pas regjistrimit të kërkesës suaj për mbrojtje, Zyra e Emigracionit do t’ju ftojë në zyrat e veta për ta “depozituar” zyrtarisht kërkesën tuaj.
Si funksionon kjo?
Gjatë regjistrimit në qendrën e mbërritjes, Zyra e Emigracionit ju jep juve datën e mbledhjes për paraqitjen e kërkesës suaj, e cila është të paktën 2 ditë pune më vonë. Data është e shkruar në certifikatën e regjistrimit që merrni.
Nëse jetoni në një qendër pritjeje, punonjësi juaj social do t'ju japë bileta dhe një hartë për të shkuar në Zyrën e Emigracionit në këtë datë.
Takimet janë gjithmonë në ora 8:00 dhe duhet të mbërrini me të gjithë anëtarët e familjes (duke përfshirë fëmijët) dhe me certifikatën tuaj të regjistrimit.
Në ditën e takimit ju merrni një dokument të titulluar “Aneksi 26” që vërteton se ju keni paraqitur kërkesën tuaj. Kërkesa juaj është paraqitur zyrtarisht.
Çfarë ndodh pasi është paraqitur kërkesa?
Zyra e Emigracionit shënon një datë të re takimi në Aneksin tuaj 26. Ju do të ktheheni në këtë datë në Zyrën e Emigracionit për një intervistë dhe të plotësoni një pyetësor.