Regjistrimi i kërkesës suaj
Zyra e Emigracionit regjistron kërkesën tuaj për mbrojtje ndërkombëtare.
Ku ta regjistroni kërkesën tuaj?
Nëse jeni në territorin belg, shkoni te Zyra e Emigracionit (në Bruksel) dhe informoni ata se ju dëshironi të bëni kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare (ose azil) në Belgjikë.
Zyra e Emigracionit është e hapur nga e hëna në të premte, ju duhet të jeni atje në orën 8:30 (në mëngjes).
Adresa e Zyrës së Emigracionit: Rue Belliard 68, 1000 Bruxelles
Regjistrimi: pyetje rreth identitetit tuaj dhe gjurmëve të gishtave
- Një zyrtar nga Zyra e Emigracionit do t'ju bëjë pyetje për të gjetur identitetin tuaj: emri, data dhe vendi i lindjes, adresa ku mund të kontaktoheni etj.
- Një punonjës i Zyrës së Emigracionit do t’ju fotografojë dhe do t’ju marrë shenjat e gishtave
- Ju gjithashtu duhet të siguroni të gjitha dokumentet që vërtetojnë identitetin tuaj.
- Gjatë regjistrimit, Zyra e Emigracionit do të vendosë se cila gjuhë do të përdoret për procedurën tuaj (frëngjisht ose holandisht)
Vendi i pritjes
Pas regjistrimit, Fedasil do të kontrollojë në Qendrën e Mbërritjes nëse keni të drejtën e pritjes. Nëse keni të drejtën e pritjes, Fedasil do t’ju sigurojë një vend pritjeje në qendrën e pritjes ndërkohë që shqyrtohet kërkesa juaj për azil.