Rregullimi mjekësor
Jeni i sëmurë rëndë dhe nuk mund të trajtoheni në vendin tuaj të origjinës. Ju mund të aplikoni për rregullim mjekësor për të qëndruar në Belgjikë. Rregullimi është një procedurë e jashtëzakonshme.
Per te perfituar nje rregullim mjekesor (9teri) ne Belgjike, ju duhet
- te keni nje dokument identiteti
- te keni nje certifikate mjekesore nga Zyra e Emigracionit DVZ/OE e plotesuar nga doktori juaj.
- Çertifikata mjekësore vërteton se jeni seriozisht i sëmurë dhe se nuk mund të trajtohet në vendin tuaj të origjinës.
Procedura për rregullimin mjekësor: plani hap pas hapi
- Ju dërgoni kërkesën tuaj dhe certifikatën mjekësore me postë të regjistruar në Zyrën e Emigracionit DVZ/OE.
- Zyra e Imigracionit DVZ/OE kontrollon nëse kërkesa juaj është e plotë. Zyra e Emigracionit DVZ/OE gjithashtu kontrollon nëse ju keni të drejtë për rregullim. Kjo eshte faza e pranueshmërisë.
- Aplikimi juaj është i pranueshem: mund të qëndroni në Belgjikë për kohëzgjatjen e hetimeve të mëtejshme.
- Aplikimi juaj është i papranueshëm: ju merrni nje vendim negativ.
3. Zyra e Imigracionit DVZ/OE shqyrton kërkesën tuaj, kjo është faza e 'merites'.
- Aplikimi juaj është i justifikuar: do të ju jepet një e drejtë e qëndrimit të përkohshëm.
- Aplikimi nuk është i justifikuar: ju merrni një vendim negativ.
Flisni per kete me punonjesin tuaj social.