Nëse nuk kuptoni frëngjisht ose holandisht, mund të kërkoni ndihmë nga një perkthyes: dikush që flet gjuhën tuaj ose një gjuhë që e kuptoni.
Punonjesi juaj social do të kërkojë një përkthyes. Përkthyesi ose vjen në vendin tuaj të pritjes ose përkthen nëpërmjet telefonit ose internetit. Ju nuk duhet të paguani për përkthyesin. Nëse punonjësi juaj social nuk mund të gjejë një përkthyes për ju, ata mund të kërkojnë ndihmë nga një rezident ose një anëtar i stafit.