Ndalimi

Ne disa raste dhe ne varesi te kushteve te caktuara, autoritetet belge mund te ndalojne shtetasit e huaj ne nje qender paraburgimi.

Kush mund te ndalohet?

  1. Shtetasit e huaj pa nje leje qendrimi

Zyra e Emigracionit mund te ndaloje shtetasit e huaj qe nuk kane nje leje qendrimi.

  • Personat te cilet kane marre nje vendim negativ persa i perket qendrimit dhe qe kane marre nje urdher per t'u larguar nga territori (BGV/OQT).
  • Aplikantet per te cilet nje shtet tjeter eshte pergjegjes per proceduren e tyre (rregullorja e Dublinit).
  • Shtetasit e huaj te cilet nuk kane leje per te hyre ne Belgjike.

Ne qofte se ju nuk respektoni urdhrin e largimit nga territori, ju mund te largoheni forcerisht nga Belgjika. Si rrjedhoje, Zyra e Emigracionit do ju transferoje ne nje qender paraburgimi ose njesi banimi.

Paraburgimi gjatë procedurës

 

2. Gjate procedures

Gjate procedures se azilit, nje shtetas i huaj mund te ndalohet:

  • ne menyre qe identiteti dhe nenshtetesia e tij mund te konstatohen,
  • në rast rreziku largimi (kur i shmangeni Zyrës së Emigracionit).
  • ne qofte se aplikanti ka qene i ndaluar per kthim te detyruar, dhe ben nje aplikim te ri ne nje qender paraburgimi me qellimin e vetem per te vonuar kthimin e detyruar,
  • ne qofte se mbrojtja e sigurise kombetare ose rendi publik e kerkon kete gje.

Per sa kohe nje shtetas i huaj mund te mbahet i ndaluar?

  • Ndalimi zgjat 2 muaj.
  • Keto dy muaj mund te shtyhen deri ne 5 muaj, nen disa kushte te caktuara dhe ne qofte se kthimi i detyruar nuk u be gjate dy muajve.
  • Ne qofte se ekziston nje rrezik per sigurine kombetare dhe rendin publik, kjo periudhe mund te zgjatet deri ne 8 muaj.
  • Per procedure te posacme (Dublini, ndalimi ne kufi, etj.) kohezgjatja e ndalimit eshte e ndryshme.