Shqetësimet për shkak të problemeve apo tensioneve

Nëse jeni i pakënaqur për shkak të shqetësimeve, grindjeve ose vështirësive në familjen tuaj, ka shërbime që mund t'ju ndihmojnë. Flisni për problemet tuaja.

Probleme në marrëdhënien me partnerin ose fëmijët tuaj

Nëse keni vështirësi me fëmijët tuaj ose partnerin tuaj, mund të kontaktoni një këshilltar që do t'ju dëgjojë dhe do të përpiqet të ndihmojë. Këshilltari ka detyrimin e konfidencialitetit profesional: ai ose ajo nuk do ta kalojë ndonjë informacion te të tjerët pa lejen tuaj.

  • Nëse jetoni në Flandër ose Bruksel, mund t’i diskutoni problemet tuaja me Centra voor Algemeen Welzijnswerk (CAW) (Qendrat për Punë Sociale të Përgjithshme) ose Centra voor Integrale gezinszorg (CIG) (Qendrat për Kujdesin Integral të Familjes).
  • Ka edhe shërbime me persona të besuar në Valoni. Punonjësi juaj social në qendrën e pritjes, ose në Qendrën Publike për Shërbimet Sociale CPAS të komunës suaj, mund t'ju ndihmojë më tepër.

Problemet financiare apo borxhet

Nëse keni probleme financiare ose borxhe, mund të kontaktoni me shërbimin e Ndërmjetësimit për Borxhet, që do t’ju ndihmojë të gjeni zgjidhje. Shërbimi i Ndërmjetësimit për Borxhet, mund të gjendet në CPAS të bashkisë ose të qytetit tuaj.

Dhuna në një marrëdhënie

Dhuna nuk tolerohet në Belgjikë. Nëse jeni viktimë e dhunës në familje, duhet të njoftoni një person të besuar ose një këshilltar.

  • Nëse po qëndroni në një qendër pritje, flisni për problemet tuaja me punonjësin tuaj social ose me një person të besuar brenda qendrës.
  • Nëse nuk po qëndroni në një qendër pritjeje, ju mund të kërkoni ndihmë nga Qendra Publike e Shërbimeve Sociale CPAS të komunës suaj ose Qendrës për Punë të Përgjithshme Sociale CAW në rajonin tuaj. Ose telefononi në numrin falas 1712.
  • Ju mund të bisedoni me një punonjës social në gjuhën tuaj amtare përmes uebsajtit të Access: www.we-access.eu/chat-with-us
Videoja “Dhuna në një marrëdhënie” (Access)