Regjistrimi për pritjen

Nëse nuk keni përfituar një vend pritjeje pas regjistrimit me Zyrën e Emigracionit, mund të regjistroheni në një listë pritjeje. Ndërkohë, ju keni të drejtën për kujdes mjekësor dhe ndihmë ligjore.

Pas regjistrimit të kërkesës suaj për mbrojtje ndërkombëtare (azil) me Zyrën e Emigracionit, Fedasil normalisht kontrollon nëse mund të përfitoni pritje.

Për shkak të mungesës së vendeve të pritjes, Fedasil mund të mos jetë në gjendje ta shqyrtojë kërkesën tuaj për pritje deri në një moment të mëvonshëm. Përparësi u jepet fëmijëve, grave dhe personave vulnerabël.

Regjistrimi në listën e pritjes
Ndërkohë, ju mund të regjistroheni në një listë pritjeje për të përfituar pritje.

Pas ekzaminimit të kërkesës suaj për pritje, Fedasil do t’ju kontaktojë me email kur ka një vend pritjeje të disponueshëm për ju.

Pagesa për kostot mjekësore
Ju keni gjithashtu të drejtën për asistencë mjekësore nga një mjek.

Pak ditë përpara vizitës suaj te doktori, spitali ose farmacisti, ju (ose doktori juaj) duhet të paraqisni një kërkesë pranë Fedasil duke përdorur formularin për kostot mjekësore

Ndihma ligjore/avokati
Ju mund të kërkoni ndihmë ligjore nga një organizatë apo një avokat. Për personat me të ardhura të kufizuara, asistenca nga avokati është falas. 

Kontaktoni me një Zyrë të Ndihmës Ligjore (BJB/BAJ) në rajonin tuaj. Ata do t’ju caktojnë një avokat “pro bono” (falas).

Strehimi për rast emergjence në Bruksel
Keni nevojë urgjente për strehim ndërkohë që prisni për një vend pritjeje? Ju mund të shkoni te një prej strehimeve për rast emergjence në Bruksel.

Fedasil Info Point

Fedasil Info Point ju mund të vini për të bërë pyetje rreth çështjeve ligjore, procedurës suaj të azilit, punës, arsimit dhe formimit profesional, procedurave administrative, ndihmës rreth kthimit, ndihmës mjekësore dhe psikologjike dhe mbështetjes materiale.

Këtu nuk mund të pyesni për një vend pritjeje, për këtë duhet të regjistroheni në listën e pritjes për pritjen.

Info Point Fedasil

Orari i punës

  • E hënë     9:00 - 12:00
  • E martë    9:00 - 12:00
  • E mërkurë      Mbyllur 
  • E enjte   9:00 - 12:00
  • E premte        9:00 - 12:00
  • E shtunë          Mbyllur
  • E diel            Mbyllur

Kontakti

Asistenca mjekësore urgjente
Keni nevojë për asistencë mjekësore urgjente? Shkoni te Pika Mjekësore për Refugjatët pranë ndërtesës së Zyrës së Emigracionit. Doktorët, infermieret dhe psikologët aty do t’ju ndihmojnë me problemet tuaja mjekësore. 

Pika Mjekësore për Refugjatët është e hapur nga e hëna në të premte, nga ora 9:30 deri në orën 16:00.