Një vend tjetër europian është përgjegjës për aplikimin tim
Zyra e Emigracionit kontrollon nëse Belgjika ose një vend tjetër evropian do të trajtojë aplikimin tuaj për mbrojtje ndërkombëtare. Kjo quhet 'rregullorja e Dublinit'.
Kur ju aplikoni per mbrojtje nderkombetare ne Belgjike, Zyra e Emigracionit DVZ/OE do të kontrollojë nëse Belgjika është përgjegjëse për shqyrtimin e aplikimit tuaj.
Nëse, sipas rregullave të BE-së (Rregullorja e Dublinit), një tjetër vend europian është përgjegjës, ju do të ktheheni në atë vend në mënyrë që ata të mund të shqyrtojnë aplikimin tuaj.
Cili vend duhet të trajtojë kërkesën time?
- Si prioritet, vendi ku keni një anëtar të familjes i cili tashmë është njohur si refugjat ose që ka një procedurë në vazhdim.
- Nëse nuk keni një anëtar të familjes në këtë situatë, vendi përgjegjës është ai ku keni leje qëndrimi ose vizë.
- Nëse nuk keni vizë ose leje qëndrimi (ju keni hyrë në mënyrë ilegale në territorin e Evropës), vendi përgjegjës është ai përmes të cilit keni hyrë në Europë.
Çfarë ndodh nëse një vend tjetër evropian është përgjegjës për aplikimin tim?
Zyra e Emigracionit DVZ/OE do të kërkojë nga ky vend që të trajtojë aplikimin tuaj për mbrojtje. Nëse vendi përgjegjës pajtohet, Zyra e Emigracionit DVZ/OE do të organizojë udhëtimin tuaj në këtë vend.
Në cilin rast do të jetë Belgjika përgjegjëse për shqyrtimin e aplikimit tim?
- Nëse nuk ekzistojnë kritere të së drejtës së BE-së (rregullorja e Dublinit) për situatën tuaj
- Nëse vendi përgjegjës europian refuzon të kujdeset për ju
- Nëse një shtet tjetër europian është përgjegjës por transferimi juaj nuk ka ndodhur brenda 6 muajve nga pranimi, atëherë Belgjika automatikisht bëhet përgjegjës për aplikimin tuaj.
Nëse jeni një i mitur i huaj i pashoqëruar, rregullat jane te ndryshme.