Mbrojtja e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore ose kontrabandës
Jeni viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore ose kontrabandës së qenieve njerëzore? A jeni shfrytëzuar nga punëdhënësi juaj, jeni detyruar qe të lypni, të punoni si prostitutë apo të kryeni një akt kriminal? Atëherë ju mund të merrni mbrojtje në Belgjikë nën disa kushte të caktuara.
Kur konsideroheni ju viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore?
Në qoftë se ju po qëndroni në Belgjike, nuk keni nënshtetësi belge dhe jeni në më shumë se një nga situatat e meposhtme:
- Keni përfunduar në një situate të ndryshme nga ajo që ju është premtuar.
- Ju kanë detyruar të bëni gjëra që ju nuk keni dëshirë t’i bëni.
- Rroga juaj është shumë më e vogël se ajo që ju është premtuar. Nuk jeni paguar, ose jeni paguar shumë pak, për punën që bëni.
- Jeni i detyruar që të punoni nga personat që ju kanë sjellë këtu, për të paguar udhëtimin tuaj.
- Ju ose familja juaj jeni kërcënuar, dhe/ose jeni viktimë e dhunës.
- Dokumentet ju janë marrë ose po mbahen peng.
- Ju kanë mbyllur brenda. Jetoni i izoluar nga bota e jashtme.
- Ju keni përfunduar në Belgjikë pas një udhëtimi të gjatë, për të cilin juve ju është dashur qe të paguani një sasi të madhe parash, keni qenë viktimë e dhunës ose jeta juaj ka qenë në rrezik.
Çfarë mbrojtjeje ekziston për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore?
Si viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore, mund të merrni statusin e qëndrimit, me kusht që:
- Ju bashkëpunoni me hetimin për këto vepra penale.
- Ju nuk keni më asnjë kontakt me autorët e këtyre veprave penale
- Ju pranoni që të mbështeteni nga një ndër tre qendrat të specializuara të pritjes në Belgjikë:
- Në Bruksel: PAG-ASA
- Në Antwerp: PAYOKE
- Në Liege: SÜRYA
Mbështetje në qendrat e pritjes
Tre qendrat e pritjes i ndihmojnë viktimat me:
- vendstrehim të sigurt
- mbështetje mjekësore dhe psikologjike
- asistencë ligjore
A keni nevojë për ndihmë urgjente, ose gjendeni në rrezik? Telefononi numrin e emergjencës 101 ose 112.