Ftesa juaj në CGVS/CGRA

CGVS/CGRA ju fton në zyrat e saj në Bruksel.

Zyrat e CGRS në Bruksel

CGVS/CGRA do t’ju ftojë të paktën një herë për intervistë personale.

Si mund ta marr ftesën time?

 

CGRS do të dërgojë letrën e ftesës me postë në adresën e zgjedhur ose me email në qendrën e pritjes ku ju banoni. Nëse keni një avokat, ai/ajo do të marrë një kopje të letrës.

Është e rëndësishme që të informoni CGRS për adresën tuaj të saktë, në mënyrë që të jetë e sigurt që ta merrni letrën e ftesës. Nëse jeni transferuar, ju lutemi dërgoni një letër të regjistruar që përmban adresën tuaj të re te CGRS. Formularin përkatës mund ta shkarkoni këtu.

Çfarë përmban ftesa?

Ftesa thotë se çfarë dite dhe në çfarë ore duhet të shkoni në zyrat e CGRS në Bruksel për t’u dëgjuar gjatë intervistës personale.

Çfarë duhet të bëj nëse nuk mund të shkoj në takim?

 

Nëse arsye serioze ju pengojnë të vini në intervistë, për shembull sepse jeni i sëmurë, ju duhet të informoni CGRS dhe të justifikoni mungesën tuaj me një raport për kohën e kufizuar të përmendur në letrën e ftesës suaj. Kur veproni kështu, kërkojini avokatit ose punonjësit social për ndihmë.