Ju kërkoni punë
A po kërkoni punë? Regjistrimi ne një agjenci punësimi
Nëse doni të punoni, mund të regjistroheni pranë një agjencie punësimi. Ata ju ndihmojnë të gjeni punë që përshtatet për aftësitë tuaja. Çdo rajon ka një agjenci të veçantë punësimi:
- VDAB (në Flandër)
- ACTIRIS (Bruksel)
- FOREM (Valoni)
- ARBEITSAMT (komuniteti gjermanisht-folës)
Regjistrimi në një agjenci punësimi
Nga 4 muaj pas paraqitjes së kërkesës suaj për mbrojtje ndërkombëtare dhe nëse nuk keni marrë ende përgjigje nga CGVS/CGRA, ju mund të regjistroheni si punëkërkues pranë një agjencie punësimi.
Për t'u regjistruar si punëkërkues në këto agjenci, do t'ju duhen dokumentet e mëposhtme:
- Leja e qëndrimit
- Nëse keni leje qëndrimi të përkohshme, certifikata juaj e regjistrimit (karta portokalli) duhet të tregojë se keni akses të kufizuar ose të pakufizuar në tregun e punës.
Një agjenci punësimi mund t'ju ndihmojë që
- të kërkoni një kurs trajnimi ose praktikë pune/stazh.
- të merrni pjesë në kursin e holandishtes ose frëngjishtes në mënyrë që të punoni.
- të përgatisni CV-në tuaj, letrën e motivimit ose të përgatiteni për një intervistë pune.
- të kërkoni për vende të lira pune të cilat përputhen me eksperiencën ose interesat tuaja.
Punë për të sapoardhurit në Flandër
Gjeni punë që përputhen me aftësitë gjuhësore të të sapoardhurve: vizitoni uebsajtin e VDAB dhe shkruani fjalën kyçe “#Werkplekvrij” te titulli “Zoek een job”.
Punë për të sapoardhurit në Bruksel
Gjeni punë që përputhen me aftësitë gjuhësore të të sapoardhurve: vizitoni uebsajtin e ACTIRIS dhe shkruani fjalën kyçe "#Welcome" te titulli “Vind een job” / “Trouvez un emploi”.
Punë për të sapoardhurit në Valoni
Gjeni punë që përputhen me aftësitë gjuhësore të të sapoardhurve: vizitoni uebsajtin e FOREM ose ARBEITSAMT (komuniteti gjermanisht-folës) dhe shkruani fjalën kyçe “#Dispo” te titulli “Trouvez un emploi”.