Kur mund të punoni?
Azilkërkuesit mund të punojnë në Belgjikë 4 muaj pasi të kenë paraqitur kërkesën e tyre për azil. Refugjatët lejohen që të punojnë, njësoj si shtetasit belgë.
Ju jeni azilkërkues
Nëse CGVS/CGRA nuk ka marrë ende vendim rreth kërkesës tuaj për mbrojtje ndërkombëtare, ju mund të punoni vetëm 4 muaj pas dorëzimit të kërkesës suaj për mbrojtje ndërkombëtare.
- Kur të rinovoni kartën portokalli në komunën tuaj, ajo do të shënojë automatikisht: “Tregu i punës: i pakufizuar”.
- Ju mund të ushtroni të gjitha profesionet në Belgjikë.
Sa zgjat vlefshmëria e lejes së punës?
E drejta juaj për të punuar (leja e punës) është e vlefshme derisa CGVS/CGRA të marrë një vendim në lidhje me kërkesën tuaj. Nëse apeloni kundër vendimit të CGVS/CGRA, e drejta juaj është e vlefshme derisa CALL (RvV/CCE) të marrë një vendim në procedurën tuaj të apelimit.
Ju jeni një refugjat i njohur dhe pranuar
Ju keni të drejtën e pakufizuar të punës nëse keni marrë statusin e refugjatit ose mbrojtje të përkohshme.