Ju nuk jetoni në një qendër pritjeje
Nëse nuk jetoni në një qendër pritjeje gjatë kohës së shqyrtimit të kërkesës suaj për azil, ju nuk do të merrni asnjë ndihmë financiare. Ju keni të drejtën për asistencë mjekësore.
Gjatë periudhës që Belgjika shqyrton kërkesën tuaj për mbrojtje ndërkombëtare, ju do të strehoheni në një qendër pritjeje, që është zakonisht një qendër pritjeje e Fedasil ose e Kryqit të Kuq. Qeveria e Belgjikës paguan për ushqimin dhe strehimin tuaj.
Ka mundësi që të mos qëndroni në qendrën e pritjes (kodi 207 “Nuk u paraqit”) sepse
- Ju zgjidhni të mos jetoni në një qendër pritjeje: ju keni vendin tuaj të banimit ose mund të shkoni te familja ose miqtë. Prandaj ju jetoni në një adresë private.
- Fedasil nuk ju ofroi një vend pritjeje: ju nuk keni të drejtën për një vend pritjeje.
Çfarë mbështetjeje do të merrni ju, si azilkërkues, nëse nuk jetoni në një qendër pritjeje?
- Ju duhet të siguroni vetë ushqimin dhe mirëmbajtjen
- Ju duhet ta siguroni vete mbështetjen financiare
- Ju keni të drejtën për asistencë mjekësore
Po transferoheni drejt një tjetër adrese private? Ju lutemi sigurohuni që t’ua dërgoni adresën e re shërbimeve të azilit (DVZ/OE dhe CGVS/CGRA) duke përdorur formularin.