Certifikatat mjekësore për procedurën tuaj

Një ekzaminim mjekësor dhe certifikata mjekësore nga një mjek mund të jenë të dobishme për procedurën e azilit.

A jeni keqtrajtuar në vendin tuaj të origjinës? A jeni torturuar?

Nëse keni certifikata mjekësore, ato mund të përdoren si provë për aplikimin tuaj për mbrojtje ndërkombëtare dhe ju duhet t’i tregoni ato gjatë intervistës suaj pranë CGRS (CGRA/CGVS).

Nëse nuk keni një certifikatë mjekësore, CGRS mund të kërkojë që një mjek të shqyrtojë. Në këtë rast, nuk duhet të paguani mjekun.

Ekzaminimi mjekësor

Nëse CGVS/CGRA nuk ju kërkon që të keni një ekzaminim mjekësor, por dëshironi të keni një dëshmi për keqtrajtimin që keni vuajtur, ju mund të shkoni te një mjek, por ju do të duhet të paguani vetë. Flisni per kete me punonjesin tuj social ose avokatin.

Gjymtimi Gjenital

CGRS do të kërkojë një ekzaminim special mjekësor për gratë dhe vajzat që i janë nënshtruar gjymtimit gjenital të femrave (ose grave dhe vajzave që janë të rrezikuara që të nënshtrohen gjymtimit gjenital të femrave). 

Ky ekzaminim është i rëndësishëm për aplikimin për mbrojtjen e grave dhe vajzave në fjalë.

Nëse jeni në këtë situatë, mund të flisni për atë me punonjësin tuaj social, i cili do të organizojë vizitën tek mjeku i GAMS (një organizatë për mbështetjen e viktimave). Nëse nuk jeni në një qendër pritjeje, ju mund të kontaktoni direkt GAMS.

GAMS (organizatë e specializuar për viktimat e gjymtimit gjenital)

Telefon: 02/ 219 43 40

Emaili: info@gams.be