Kerko
Çdo fëmijë në Belgjikë mund të shkojë në shkollë, pavarësisht nga shtetësia apo situata e lejes së qëndrimit. Në Belgjikë, shkolla është e detyrueshme për të gjithë fëmijët nga mosha 5 deri 18 vjeçare.
Në Belgjikë, martesa është një zgjedhje e lirë, ju vendosni nëse doni të martoheni dhe me kë. Në vendin tonë, njerëzit e të njëjtës gjini mund të martohen gjithashtu me njëri-tjetrin. Të dy partnerët duhet të jenë të paktën 18 vjeç.