Regjistrimi i aplikimit tuaj

Zyra e Emigrimit regjistron aplikimin tuaj për mbrojtje ndërkombëtare.

Ku ta regjistroni aplikimin tuaj?

Nëse jeni në territor belg, shkoni te qendra e mbërritjes (në Bruksel) dhe informojini ata se dëshironi të aplikoni për mbrojtje ndërkombëtare (ose azil) në Belgjikë.

Qendra e mbërritjes është e hapur nga e hënë në të premte, ju duhet të mbërrini në orën 8:30 paradite (në mëngjes).
Adresa e qendrës së mbërritjes: Rue de Passchendaele 2 – 1000 Brussels

Masat kundër koronavirusit
Në radhën jashtë dhe në qendrën e mbërritjes

  • Mbani 1,5 metra distancë nga personat e tjerë 
  • Mos qëndroni së bashku në grupe 
  • Mbajtja e maskës së fytyrës është e detyrueshme  
  • Lani ose dezinfektoni duart rregullisht  

Regjistrimi: pyetje rreth identitetit tuaj dhe shenjat e gishtave

  • Një nëpunës nga Zyra e Emigrimit do t'ju bëjë pyetje për të mësuar identitetin tuaj: emrin, datëlindjen dhe vendlindjen, adresën ku mund të kontaktoheni, etj.
  • Një nëpunës nga Zyra e Emigrimit do t'ju fotografojë dhe do t'ju marrë shenjat e gishtave
  • Ju duhet të siguroni gjithashtu të gjitha dokumentet që provojnë identitetin tuaj.
  • Gjate regjistrimit, Zyra e Emigrimit do të vendosë se cila gjuhë do të përdoret për procedurën tuaj (frëngjisht apo holandisht)

Ekzaminimi mjekësor 

Kur të jeni në qendrën e mbërritjes, një infermiere do t'ju kontrollojë nëse jeni të infektuar me koronavirus. Infermierja do t'ju matë temperaturën dhe do t'ju bëjë disa pyetje rreth shëndetit. Do të bëhet radiografi e mushkërive. 

Një vend pritjeje 

Pas regjistrimit në qendrën e mbërritjes, Fedasil do të kontrollojë nëse keni të drejtë për pritje. Nëse keni të drejtë për pritje, Fedasil do t'ju sigurojë një vend pritjeje në një qendër të mbërritjes ndërsa shqyrtohet kërkesa juaj për azil.