Aplikimi vijues: cila është procedura?
Në rastin e një aplikimi vijues CGRS (CGRA/CGVS) shqyrton nëse ka elemente të reja në rastin tuaj. Ky është informacioni që nuk ishte ende në dosjen tuaj - për shembull për ngjarjet ose ndryshimet në vendin tuaj të origjinës - dhe që nuk keni pasur gjatë procedurës së mëparshme.
- CGRS vendos se nuk ka elemente të reja në rastin tuaj: rasti juaj deklarohet i papranueshëm.
- CGRS vendos që ka elemente të reja në rastin tuaj: rasti juaj deklarohet i pranueshëm. CGRS do të shqyrtojë aplikimin tuaj dhe do të marrë një vendim.
Ju do të merrni vetëm një kartë portokalli nëse CGRS e ka deklaruar rastin tuaj të pranueshëm. Kjo ka pasoja për të drejtën tuaj për të punuar.
Apelimi ndaj vendimit të CGRS
Ju mund të apeloni ndaj vendimit të papranueshmërisë të CGRS, pranë CALL. Gjatë apelit, ju nuk mund të nxirreni nga territori.
A nevojitet më shumë informacion apo ndihmë?
Bëni një takim me punonjësin social ose avokat para se të regjistroni aplikimin vijues pranë Zyrës së Emigrimit.